VIDEO-SYRI TV/ Balliu: Në Tiranën e Ramës dhe Veliajt, vdesin gati 3 mijë njerëz në vit nga ndotja

17:04, 31/01/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike, ka komentuar gjetjet e Agjencisë Europiane të mjedisit, që për shkak të ndotjes, mbi 3000 njerëz kanë humbur jetën, vetëm në Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, shefi I organizimit në PD, Klevis Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se janë përgjegjës për ndotjen e lartë të kryeqytetit, që po merr jetë njerëzit.

DEKLARATA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT NË PD, KLEVIS BALLIU:

Përshëndetje

Prej vitesh PD ka denoncuar betonizimin e Tiranës, nëpërmjet korrupsionit të Kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Prej vitesh kemi denoncuar shkatërrimin dhe shkërmoqjen e ekonomisë si rrjedhojë e pastrimit të parave të drogës në betonin e Erjon Veliajt, por sot abuziviteti, pangopërsia e Veliajt po vret qytetarët shqiptarë me ndotjen e jashtëzakonshme që është provuar nën sundimin e tij si kreu I bashkisë Tiranë.

Shefi i tij Edi Rama si aksioner themelor në këtë krim kombëtar njësoj si vegla e tij mbronte abuzimet e Veliajt duke deklaruar se Tirana është qyteti më i pastër dhe më pak i ndotur në Europë.

Agjencia Europiane e mjedisit fakton ndryshe, sipas saj në Shqipëri ndodhin 3000 vdekje në vit si pasojë e ndotje. 85 % e tyre ndodhin në Tiranën e Veliajt.

Grimcat të cilat qëndrojnë në ajër por depërtojnë në venat e gjakut të qytetarëve të Tiranës sipas studimit të tyre ulin jetëgjatësinë me 185 ditë deri 188 ditë.

Këto grimca të cilat emetohen nga djegia e karburanteve shkaktojnë sëmundje të rënda si kancer hemorragji cerebrale etj.

Duhet të kuptojmë që 54% e vdekjeve shkaktohen nga sëmundje të enëve të gjakut.

Norma e lejuar e këtyre grimcave në qytet nuk duhet të tejkalojë 5 mikro gram për metër kub sipas OBSH.

Sot jo nga opozita, por nga ish-deputeti i PS-së profesor Besnik Bare, aktualisht anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaron se pas studimit dhe matjeve të kryera prej tij në Tiranë, norma e OBSh tejkalohet disafish duke arritur nga 33.6 mikro gram për metër kub në 92.6 mikro gram për metër kub pra rreth 19 herë më shumë.

Pavarësisht kësaj situate dramatike Agjencia Kombëtare e Mjedisit apo dhe Instituti I Shëndetit Publik nuk e monitorojnë cilësinë e ajrit sepse e vërteta do të dëmtonte pushtetin dhe do të kufizonte përfitimet monetare në kurriz të qytetarëve.

Qartazi jeta e qytetarëve nuk ka rëndësi përpara përfitimeve monetare të Veliajt dhe Ramës.

Qartazi jetët e fëmijëve të qytetarëve nuk kanë rëndësi përballë qindra miliona euro fitime të Ramës dhe Veliajt.

Këtu jemi në kuadër të një krimi kombëtar deri mund të quhet një vrasje shtetërore për të cilin PD kërkon që organet kompetente të drejtësisë të nisin menjëherë hetimet për të shpëtuar jetët e qytetarëve shqiptarë.

Xhepat e pushtetarëve nuk mund të jenë më të rëndësishme së jetët e qytetarëve.

Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco