Ambasadori gjerman: Kosova s’përparoi në luftimin e korrupsionit, ndryshe nga RMV e Mali i Zi, duhet më shumë ambicie

Ambasadori gjerman: Kosova s’përparoi në luftimin e korrupsionit, ndryshe nga RMV e Mali i Zi, duhet më shumë ambicie

10:41, 31/01/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka shkruar se pret më shumë nga Kosova, pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit.

Rohde theksoi në “X” se raporti evidenton shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të Qeverisë në gjyqësor dhe se Kosova s’ka përparuar në renditje, për dallim prej Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Progres në Kosovë me zgjedhje  [👍🏽]  por shqetësime për ndërhyrjen e vazhdueshme të qeverisë në gjyqësor [👎🏽] . Përfundimi i Transpareny International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje. Më shumë ambicie është e mundur dhe e pritshme!”, shkroi ambasadori gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco