Ajri kancerogjen mbulon Tiranën/ Hoxhaj: Paguajmë miliona për asnjë shërbim, Veliaj e ka mbushur kryeqytetin me makina të Euro 3

Ajri kancerogjen mbulon Tiranën/ Hoxhaj: Paguajmë miliona për asnjë shërbim, Veliaj e ka mbushur kryeqytetin me makina të Euro 3

18:09, 30/01/2024
A+ Aa A-

Gazetari Julian Hoxhaj i ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv ka diskutuar në lidhje ndotjen e ajërit në qytetin e Tiranës. Ai tregon se me gjithë fondet e pafundme të dhëna nga Bashkimi Europian matjet e siguruara brenda vendit nuk sigurojnë të dhënat e sakta për ndotjen në Tiranë.

Ai thotë se viteve të fundit në Shqipëri është shtuar ndjeshëm numri i makinave Euro 3, të cilat janë një nga faktorët kryesorë në ndotjen e niveleve të larta të ajërit.

“Kjo në thelb është vepër penale, 1 milion banorëve i shkakton vdekje më të shpejtë për shkak të mungëses së këtyre të dhënave. Prandaj ne paguajmë një administratë të tërë te agjensia e mjedisit dhe ministria e mjedisit, dhe ne nuk marrim një shërbim. Paguajmë para, tendera, madje ka edhe tendera që po hetohen nga agjensitë kombëtare të mjedisit dhe ne sot jemi përballë një fakti ku jeta e qindra mijëra qytetarëve rrezikohet pikërisht për vite të tëra kjo agjensi nuk ka funksionuar.

Ka dhe një raport të kontrollit të lartë të shtetit i cili duhet të ishte këmbanë alarmi. E dini çfarë thotë kontrolli i lartë i shtetit i cili ka matur disa instrumente tek ministria e mjedisit dhe ministria e trannsporteve? Gjatë katës viteve të fundit në Shqipëri është shtuar numri i makinave euro 3, makina që në Bashkimin Europian nuk lejohen më të qarkullojnë fare. Në vend që ne të bëjmë progres duke ulur numrin e këtyre mjeteve që kanë një ndotje jashtëzakonisht të lartë, në Shqipëri është shtuar. Edhe pse vetë qeveria shqiptare ka miratuar një kuadër ligjor që i ndalon këto mjete, çuditërisht këto makina vijojnë të qarkullojnë dhe të shtohet në rrugët e Shqipërisë.

Shkaktari kryesor i ndotjes së ajërit sot është qarkullimi i lartë i mjeteve që në rrugët e Tiranës është tmerrësisht i lartë. Mjaftoni të dilni në Astir dhe do rrini një orë në trafik dhe imagjinoni madhësinë e ndotjen që ju merrni në mushkëritë tuaja. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco