Përjashtimi i 19 deputetëve/ Vokshi: Si internimet në kohën e Enverit, si bënë etërit po bëjnë të bijtë

17:04, 30/01/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka komentuar përjashtimin e 19 deputetëve të Opozitës në Kuvend nga mazhoranca duke i krahasur me internimet në kohën e Enver Hoxhës.

E ftuar  në  edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Vokshi u shpreh se këto akte të qeverisë bëhen me qëllimin  e vetëm, shkatërrimin e pluralizmit dhe zotërimin  e monizmit.

“Është përjashtim kolektiv i cili të kujton internimet dhe pushtimet kolektive të kohës së Enver Hoxhës. Në fakt, mund të themi që po përsëritet në një farë mënyre historia. Kemi protestuar në mënyrë më paqësore dhe më demokratike të mundshme, kemi pasur pankarta në dorë  dhe plus kësaj prioteste demokratike, në një seancë që u zhvillua në vetëm 9 minuta ku kaluan 9 ligje në 19 minuta. Këtu përfshijmë dhe ligjin për buxhetin e 2023shit   apo dhe miratimet në buxhet të 30 milion eurove që nuk do ti shkojnë pagesave të ndryshme për pronarët apo ish të përndjekurit por do ti shkojnë alb kontrollit sepse sepse fondet e alb kontrollit janë bllokuar prej gjyqeve të humbura në arbitrazh nga ana e qeverisë për shkak të sulmit të pa precedentë nga ana e Edi Ramës, Erjon Veliajt nga njërit nga mediave të asaj kohe.

Janë të bijnë e etërve, përdorin të njëjtat metoda. Janë të njëjtët ata që më parë përndiqnin, persekutonin kundërshtarët e tyre politik. Tashmë, po përndjekin, po përjashtojnë edhe deputetët e partisë demokratike. Kjo për qëllimin e vetëm, parlamenti pluralist të ekzistohet dhe të ketë vetëm parlament monist ku të gjitha aktet, projektligjet e Edi Ramës vetëm të noterizohen. Ky është qëllimi, eleminimi i një parlamenti pluralist.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco