‘Ndëshkimi i deputetëve, agresion ndaj opozitës’/ Meta: Aksioni opozitar nuk ka ndaluar

‘Ndëshkimi i deputetëve, agresion ndaj opozitës’/ Meta: Aksioni opozitar nuk ka ndaluar

14:23, 30/01/2024
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 20 ditë të deputetit Ervin Salianji dhe me 10 ditë për 18 deputetë të tjerë të opozitës, duke e konsideruar një agresion ndaj opozitës.

Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se ndëshkimet ndaj deputetëve opozitarë, bëhet për shkak se mazhoranca ka tmerr nga fjala e lirë dhe llogaridhënia.

Sipas Metës, aksioni opozitar nuk ka ndaluar.

Meta: Nuk mund të flas në emër të të gjithë opozitës. Opozita është në një dinamikë të vazhdueshme. Ne, ditën e enjte do të mbledhim Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë dhe do të shprehim vlerësimet tona lidhur me situatën në vend, por edhe me qasjen që opozita duhet të ketë për situatën aktuale. Aksioni opozitar nuk ka ndalur asgjëkundi. Ashpërsimi i masave ndëshkuese tërësisht të papranueshme dhe që tregojnë një degradim të këtij regjimi hibrid, regjimi autokratik, regjimi që ka tmerr nga fjala e lirë e opozitës, ka tmerr nga llogaridhënia, tregojnë se opozita ka qenë dhe është në aksion të vazhdueshëm, ashtu siç është nën agresion të vazhdueshëm, që duhet ta përballojë me një qasje më gjithëpërfshirëse. 

Deklarata e plotë e Ilir Metës:

Kategoria sociale e shoqerise me e diskreminuar mbeten pensionistet te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada perballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses. Pensionistet jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te nevojshme te pensioneve si dhe per shkak te rritjes se cmimeve

Numri i pensionisteve eshte rritur ndjeshem ne vitet e fundit kur nderkohe masa e pensionit eshte perkeqesuar vazhdimisht ne raport me nivelin e pages minimale dhe asaj mesatare per shkak te politikave jo sociale te ndjekur nga Qeveria

Numri i te gjitha kategorive te pensioneve ne fund te vitit 2014 vleresohet ne 585 483 persona ndersa ne vitin 2023 vleresohet te kete arritur 694 546 persona, me nje rritje ne rretth 19%

Pensionistet e te gjitha kategorive ne qytet dhe ne zonat rurale perfaqesojne sot ne mbi 32% te popullsise mbi 20 vjec. Kjo shifer mund te jete shume me e larte me rezultet e pritshme te censusit te zhvilluar vitin e kaluar.

Masa e pensionit te pleqerise ne fund te vitit 2023 ne qytet llogaritetn ne rreth 18 842 leke ne muaj dhe ne zonat rurale ne rreth 11 239 leke ne muaj. Masa e pensionit te pleqerise ne fund te vitit 2014 ne qytet llogaritet ne 14 710 leke dhe ne zonat rurale ne 7 381 leke.

Shkalla e zëvendësimit si raport i mases se pensionit me pagen minimale ne shkalle vendi dhe me pagen mesatare po përkeqësohet vit pas viti.

Ne vitin 2014 masa e pensionit mesatar te pleqerise ne qytet ishte 67 % e pages minimale dhe 32% e pages mesatare. Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 34% e pages minimale dhe 16% e pages mesatare.

Ne fundt te vitit 2023 masa e pensionit mesatar te pleqeris ne qytet ishte 47% e pages minimale dhe 26% e pages mesatare ne fund te tremujorit te trete te vitit 2023.

Ndersa masa e pensionit ne zonat rurale ishte rreth 28% e pages minimale dhe 15% e pages mesatare ne fundt te tremujorit te trete te vitit 2023.

Qeveria ne polikat e saj mban pergjegjesi per rishperndarjen e balancuar dhe rritjen e te ardhurave te shtresave me te prekuara nga te ardhurat kombetare. Ky eshte princimi i rritjes ekonomike gjithe perfshirese, qe do te thote qe te gjithe te jene perfitues te rritjes ekonomike.

Megjithe rritjen e te ardhurave reale kombetare nder vite kategoria e pensionisteve qe perfaqeson mbi 32% e popullsise mbi 20 vjec jo vetem qe nuk eshte perfituese nga shperndarja e te ardhurave reale por jeton ne kushtet e varferise

Pensionistët shqiptare në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i percaktar nga Banka Boterore ne 6.85 $ ne dite.

Per nje pensioniste ne qytet masa e pensionit te pleqerise eshte 6.4 dollare ne dite, ndersa masa e pensionit te pleqeris en zonat rurale 3.8 dolare ne dite.

Pervec nivelit te ulet te pensionit faktori i dyte me ndikim te larte ne rritjen e varefrise eshte rritja e larte e cmimeve, dhe vecanerisht e artikujve ushqimore.

Efekti rritjes ne nivel dyshifrore te cmimeve dhe vecanerisht te atyre ushqimore ka renduar me shume kete kategori duke konsideruar se për moshat në pension pesha e ushqimeve është 59% e shpenzimeve mujore.

Niveli i cmimeve vecanerisht ne vitet 2021, 2022 dhe 2023 ka hyre ne nje spirale rritese. Inflacioni i produkteve ushqimore ne vitin 2021 eshte 5.3%, ne vitin 2022 eshte 18.3% dhe ne vitin 2023 eshte 30%.

Brenda grupit te artikujve ushqmore ne vitin 2023, cmimet e disa produkteve kane arritur ne nivele me te larta se mesatarja. Buka dhe artikujt e drithrave u rriten 24.4%, mishi 21.1%, qumeshti 36.3%, vaji 26.8%, frutat 31% sheqeri 22.8% dhe perimet 43.1%

Me keto nivele te larta te cmimeve, nje pensionist ne qytet i cili shpenzon mesatarisiht 59% te pensionit per ushqim ose 11116 leke ne muaj ose 364 leke ne dite, me te cilat mund te bleje:

1 kafe me cmim 65 leke

1 gote qumesht me cmim 43 leke

1 gote kos me cmim 45 leke

100 gr djath me cmim 80 leke

400 gr buke me cmim 35 leke

1 gjelle ne dreke pa mish me cmim 100 leke

Ndersa nje pensionist ne zonat rurale i cili shpenzon mesatarisht 59% te pensionit per ushqim ose 6631 leke ne muaj ose 217 leke ne dite, me te cilat mund te bleje:

1 kafe me cmim 60 leke

400 gr buke me cmim 40 leke

1 gjelle ne dreke pa mish me cmim 100 leke

Qeveria eshte pergjegjese per te mbrojtur pensionistet dhe shtresat me ne nevoje nga rritja e larte e cmimeve ndermjet indeksimeve te shpeshta ne nivelin e inflacionit te produkteve me peshen me te madhe ne shpenzimet mujore te pensionisteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco