Pas largimeve masive të mësuesve dhe nxënësve dhe raportit të PISA-s që nxorri në pah një situatë dramatikisht në arsimin shqiptar, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vetëm sot ndërhyrje me rritjen e pagës mesatare në 950 euro. Për mungesat në arsim, Rama ka njoftuar si zgjidhje inteligjencën artificiale.
SYRI TV
Pas largimeve masive të arsimtarëve dhe raportit të PISA, për arsimin e degraduar në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot rrittjen e pagës për mesuesit. Gjatë një aktiviteti për programin e zhvilimit professional të mesuesve, Rama njoftoi se në muajt e ardhshëm, rroga mesatare për arsimtarët do të shkojë 950 euro, ndërsa në bazë të meritës dhe kualifikimeve, do te kënë mundësi të përfitojnë më shumë të ardhura.
Ndërsa pranoi se Shqipëria po vuan mungesën e mësuesve të kualifikuar të cilët kanë zgjedhur të largohen nga vendi, për të dekurajuar, largime të tjera drejt Gjermanisë, Rama solli si argument, kafen.
Kryeministri pranoi edhe marrëdhënien e tij, të ngushtë me miliarderin George Soros, duke shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë fonadacioni i tij.
Megjithëse po mundohet të bindë mësuesit mos të pargohen nga Shqipëria, Rama I ka marrë masat , në rast se eksodi drejt vendeve europiane vazhdon, duke shfrytëzuar edhe në këtë sektor, inteligjencën artificiale, pasi qeveria prozantoi sot, modelin e mesusit virtual.
© SYRI.net