SYRI TV/ Fshatarët braktisin tokën në Myzeqe, fermerët: Janë rritur shumë kostot

14:00, 30/01/2024
A+ Aa A-

Deri në 40 përqind e tokës bujqësore në fshatrat Vajkan, Vërri apo Kallm të Fierit, ka mbetur dierrë. Banorët thonë se po heqin dorë nga bujqësia për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, kostove të larta të punimit dhe mungesës së subvencioneve nga shteti.

SYRI TV

Nga viti në vit, në fshatrat Vajkan, Vërri, Kallm etj, po shtohet sipërfaqja e tokës së pa punuar. Largimet masive të të rinjve jashtë vendit dhe dështimi i qeverisë në mbështetjen e bujqësisë, ka bërë që tokat të mbeten pa punuar.

Banorët e mbetur ende në këto fshatra, tregojnë se një nga arsyet e mos punimit të tokës, është dhe rritja e kostove të punimit dhe mbjelljes, duke përfshirë edhe fuqinë punëtore.

Sipas banorëve, të këtyre fshatrave, deri më tani, rreth 40 % e tokës së punuar, sot ka mbetur dierrë, apo mbillet vetëm me foragjere për bazë ushqimore për bagëtitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco