VIDEO/ Këlliçi: Kjo është luftë ndaj PD-së, nuk e zhbëjnë dot Sali Berishën

11:32, 23/01/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, foli për SYRI TV për procesin politik ndaj liderit opozitar, Sali Berisha.

“Edhe unë si një i ri kam pasur pritshmëritë e mia që ky institucion, ku për fatin e keq jam paraqitur dhjetëra herë për shkak të padive nga ky regjim, do bënte punë të mira dhe do çonte njerëz që kanë abuzuar në këto 10 vite, që e kanë dërguar një të tretën e popullsisë jashtë Shqipërisë, do çonte para drejtësisë persona që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve.

Por që të arrijë në këtë standard, ta zhbëjë veten me shpejtësi marramendëse dhe të arrijë në këtë standard brenda kaq pak kohësh, ku të burgoset dhe izolohet kryetari i opozitës pa asnjë fakt dhe asnjë akuzë dhe sot pas tre vitesh hetim, ndërkohë që është i izoluar, merret për herë të parë në pyetje, kjo është qesharake.

Atyre nuk u ka interesuar një proces i rregullt, por një proces politik për të goditur opozitën.

Dhe kjo bëhet për të zhbërë PD-në. Kjo është një luftë ndaj PD-së, ndaj historisë së PD-së, ndaj historisë më të mirë të saj, që sigurisht mishërohet me emrin e Sali Berishës, por duan, nuk duan këta, nuk e zhbëjnë Sali Berishën si individ, si politikan, si personi që ka themeluar PD-në dhe ka rrëzuar diktaturën dhe që ia doli pas vitit 2021 të shpëtojë sërish PD-në.

Sot që merret në pyetje zoti Berisha, për një dosje të cilën e kam lexuar të gjithën, ende nuk gjej një dokument me firmën e zotit Berisha, nuk merret në pyetje Edi Rama, i cili është personi që ka shkelur ligjin, ka firmosur shndërrimin e terrenit sportiv në terren ndërtimi dhe nuk i përmendet as emri,” tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco