Task Force/ Censusi- Deklarata shokuese e auditueses ligjore: Ne po zhdukemi!

17:50, 17/01/2024
A+ Aa A-

Censusi i fundit i vitit 2011 numëronte 2.8 milion shqiptarë ndërkohë që dyshohet se numri në censusin e fundit është mes 1.5  dhe 1.8 milionë.

'Ne po zhdukemi’ kjo ishte deklarata shokuese e auditueses ligjore Meri Lika e cila ishte e thirrur në emisionin 'Task Force' për të folur mbi të dhënat e fundit të Censusit.

 Lika: Ka tentativë për të fshehur të dhënat e Censusit të fundit. Tani të dhënat janë dixhitale dhe ato regjistrohen në kohë reale nuk ka nevojë që të rrin gjashtë muaj për t'u përpunuar sepse janë direkt të përpunuara.

Është njësoj si fiskalizimi që bëjmë ne fatura është direkt në sistemin tatimor, tatimi e di se sa e kam bërë unë faturë kështu është dhe kjo. Në moment që ai e ka hedhur në sistem INSTAT e di se sa persona janë regjistruar në këtë familje. Edhe mbledhjen e bën vetë sistemi kështu që nuk ka nevojë për tu mbledhur me dorë.

Unë mendoj që ne  e dim të gjtihë se kaq duhet të jetë në mos është 1 milion e 400 dhe jo 1 milion e 500, se ne na mungojnë punëtorë. Nuk ka më punëtorë, as kamerier as punëtorë për fabrikat e prodhimit. Ne nuk kemi më as shkolla.

Në fshatin e mamasë time që është në Radhimë që është në buzë të detit ai nuk ka shkollë. Në fshatin Tragjas është mbyllur, të gjithë fëmijët e zonës venë në Orikum vetëm atje ka shkollë tetë vjeçare, kështu që në momentin që nuk ka më fëmijë nëpër fshatra atëherë nuk ka më popullsi.

Atje është vetëm popullsia e pleqve. Ne e ndjejmë kudo. Ardhja e punëtorëve nga Bangladeshi nga Tunizia tregon që ne nuk kemi më forcë punëtore. Ku ishte kjo fuqi punëtore se deri para pesë dhjetë vjetësh kanë punuar këtu? Atëherë sot ku është kjo fuqi punëtore? Ka ikur.

Pastaj ne kemi familjat tona. Në familjen time nga pesë anëtar dy i kemi jashtë. Normal kaq duhet të jetë popullsia. Para një viti unë kam bërë një shkrim që ne po zhdukemi!.

Një institucion evropian ka bërë një studim dhe ne pas 10 vjetësh do pakësoheshim do venim tek 1 milion e 200 mijë se është mbështetur tek të dhënat e censusit 2011.

Ai kishte bërë analizën e emigracionit e lëvizjes së popullsisë.  Ai bënte analizën duke pasur ritmet e rritjes së popullsisë që ne nuk bëjmë fëmijë shumë, bëjmë pak fëmijë por merrte dhe analizën personave që largoheshin nga Shqipëria që ishte rritur shumë dhe ai thoshte është një ndër kombet që do të vij duke u zhdukur domethënë shtetet që do të vijnë duke u zhdukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco