Këlliçi: Rama kriminalizoi edhe median, shembull është Carlo Bollino që grabiti tokën e falur për gjimnaz

21:25, 16/01/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, njëkohësisht edhe drejtues i grupit të punës së denoncimit të aferës së inceneratorëve, ka akuzuar Edi Ramën se përveç pushtetit të tij, ka kriminalizuar edh median.

Duke folur në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Këlliçi është shprehur se një nga shembujt e kriminalizmit të medias është ajo e italianit Carlo Bollino, e cila është kthyer si një killer me pagesë për të vrarë çdo opozitar në këtë vend.

‘Kemi dhënë një mesazh të qartë se ne kësaj çështje do ti shkojmë deri në fund. Për ti shkuar deri në fund kësaj çështje, një rol të madh luan edhe media.

Më vjen keq ta them, por Edi Rama ja doli të kriminalizojë edhe median. Brenda vetëm 1 dekade, kryeministri i vendit ja doli fillimisht të kriminalizojë pushtetin qendror.

Ministra e deputetë kanë qenë njerëz me precedentë penalë.

Kriminalizoi pushtetin lokal. Kemi parë kryetarë bashkisë me 5 identitete, të dënuar për përdhunim në grup, vjedhje vilash, plagosje, grabitje.

Kriminalizoi biznesin sepse edhe te afera e inceneratorëve janë persona me precedentë penalë dhe që nuk kanë asnjë lidhje me të bërit biznes.

Dhe më në fund kriminalizoi edhe median.

Dhe një ndër këto është një rast konkret, të një padie të fundit, që është një ndër shërbëtorët e kauzës së inceneratorëve që është edhe media e italianit të famshëm, Carlo Bollino, i cili është kallëzuar javën e shkuar nga Flamur Noka, për marrjen e truallit 4 mijë metra katrorë në mes të Tiranës, i falur për tu bërë gjimnaz nga familja Begeja dhe 4 familjet e tjera pronare në atë truall.

Ka qenë një nga kauzat që e kam trajtuar edhe në njësinë nr. 7, pasi gjatë fushatës 80 mijë banorë kërkonin që të kishin një gjimnaz.

Dhe i vetmi truall është marrë nga ky italian, pseudo botues, duke u marrë me 1 euro, 4 mijë metra katrorë në mes të Tiranës, për të bërë një media e cila është vënë në shërbim të plotë të qeverisë dhe inceneratorëve.

Shpif nga mëngjesi deri në darkë, i bën fresk qeverisë, godet opozitën, përbalt këdo që i bën kritika qeverisë, përbalt këdo është kundërshtar me personat që e ushqejnë financiarisht këtë media, atëherë kjo nuk është media.

Të grabisësh truallin publik, një tokë që është dhënë për gjimnaz, të falsifikosh VKM, aneks kontratat për të nxjerrë lejen e ndërtimit me dokumente false, të shkelësh ligjin edhe kur pushteti i ka të gjitha pushtetet, tregon se ti nuk je më media, por je një killer me pagesë për të vrarë çdo opozitar në këtë vend’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco