Xhaferri: Kriminelët në Beograd që mohojnë masakrën e Reçakut, ëndërrojnë masakra të reja!

Xhaferri: Kriminelët në Beograd që mohojnë masakrën e Reçakut, ëndërrojnë masakra të reja!

11:02, 15/01/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

25 vite më parë në Reçak do shënohej një nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë, ku forcat paramilitare dhe ushtria serbe do të vrisnin 45 civilë të pafajshëm.

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 Janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. 

45 banorë të këtij fshati, të paarmatosur dhe të pambrojtur u vranë në mënyrë gjakatare dhe në Beograd Ministria e Propagandës e drejtuar nga Vuçiç nxitoi të fajësonte UÇK-në për këtë masakër.

Masakra e Reçakut është vetëm njëra nga 400 masakrat që makineria ushtarake serbe ka kryer në Kosovë, por pamjet e këtij krimi tronditën botën dhe bindën diplomacinë ndërkombëtare se kush është agresori dhe kush është viktima.

Beogradi Zyrtar nuk e njeh masakrën e Reçakut dhe as gjenocidin në Kosovë, pasi nuk kanë hequr dorë nga ëndrra e Serbomadhisë, që dhe sot rrezikon destabilizimin e Ballkanit.

Faktori shqiptar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se hasmi i vjetër nuk bëhet kurrë mik i ri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco