Akuzat për Veliajn/ Këlliçi: Afera e inceneratoreve filloi me vdekjen e Ardit Gjoklajt

Akuzat për Veliajn/ Këlliçi: Afera e inceneratoreve filloi me vdekjen e Ardit Gjoklajt

11:14, 14/01/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi ka vijuar me denoncimet e tij për kreun aktual të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në lidhje me skandalin e madh të inceneratorve.

Gjatë një fjalim të mbajtur në mitingun në mbështetje të kreut demokrat Berisha, Këlliçi tha se fillesat e këtij skandali kanë nisur qysh me vdekjen e Ardit Gjoklajt

Sipas Kelliçit, fillesa e kësaj afere ishte vdekja e Ardit Gjoklajt.

“Pak pas humbjes së jetës së Ardit Gjoklajt, përgjegjësi për këtë, Erion Veliaj, tha se do vinte një kompani holandeze që do sillte ekspertizë për të investuar në landfillin e Tiranës. Përdori vdekjen e një të mituri që punonte në të zezë për të blerë librat e shkollës, për të krijuar skemën korruptive më të madhe që ka parë shteti shqiptar, inceneratorin e Tiranës. Kjo çështje është mbyllur falë një foto të Erion Veliajt me prokurorin e çështjes.

Sot, personat që kanë denoncuar këtë aferë, ndodhen të burgosur pa asnjë akuzë, dhe personi përgjegjës, pronari real i inceneratorit të Tiranës, është i lirë duke planifikuar se si të vjedhë zgjedhjet e radhës,” tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco