PD përshëndët deklaratën e Prezencës së OSBE-së: Rama kërkon t’i vjedhi zgjedhjet me ligj

PD përshëndët deklaratën e Prezencës së OSBE-së: Rama kërkon t’i vjedhi zgjedhjet me ligj

18:31, 12/01/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka reaguar duke përshëndetur deklaratën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila përfshin qëndrimin e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë, në lidhje me reformën zgjedhore si dhe mirëpret gatishmërinë e organizatës për t’u angazhuar me ekspertizë në procesin e reformës, në përputhje me traditën dhe kontributin më shumë se 20-vjeçar të OSBE-së.

‘Rama kërkon të vendosë me ligj rregullat për vjedhjen e zgjedhjeve duke kërkuar 84 votat në shkëmbim të pazareve siç ka bërë vazhdimisht. Partia Demokratike kërkon, në të njëjtën frymë me qëndrimin e OSBE bërjen me konsensus të reformës, që opozita të caktojë vetë dhe jo të caktojë qeveria kush bashkëdrejton komisionin dhe përfaqësimin e saj në komision’, theksohet në postimin e nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi.

Reagimi i plotë:

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila përfshin qëndrimin e partnerëve kryesorë ndërkombëtarë, në lidhje me reformën zgjedhore sidhe mirëpret gatishmërinë e organizatës për t’u angazhuar me ekspertizë në procesin e reformës, në përputhje me traditën dhe kontributin më shumë se 20-vjeçar të OSBE-së.

Reforma zgjedhore është në qendër të debatit sepse dhunimi i zgjedhjeve të 14 majit 2023 dhe shkelja brutale e parimeve kushtetuese dhe ligjit zgjedhor nga kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me krimin, janë në themel të krizës politike që ka kapluar vendin.

Qëndrimi i OSBE-së që reforma zgjedhore të përfshijë të gjitha partitë zgjidhjet dhe ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe ligjet e tjera duhet të materializojnë qëllimet e përbashkëta, është plotësisht në përputhje me qëndrimin e PD dhe opozitës që reforma zgjedhore të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse si në proces dhe në rregullat e përbashkëta për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deklaratat e Ramës për reformën që anatemojnë traditën konsensuale 20-vjeçare të komisioneve parlamentare bipartizane, mazhorancë-opozitë, që ka garantuar dy rotacione politike me zgjedhje në 2005 dhe 2013, për shkak sepse Rama synon të shmangë  adresimin me konsensus të rekomandimeve të ODIHR për shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit, cënimin e sekretit dhe lirisë së votës, shkrirjen e shtetit me partinë në pushtet dhe përdorimin e shtetit për të fituar zgjedhjet.

Rama kërkon të vendosë me ligj rregullat për vjedhjen e zgjedhjeve duke kërkuar 84 votat në shkëmbim të pazareve siç ka bërë vazhdimisht.

Partia Demokratike kërkon, në të njëjtën frymë me qëndrimin e OSBE bërjen me konsensus të reformës, që opozita të caktojë vetë dhe jo të caktojë qeveria kush bashkëdrejton komisionin dhe përfaqësimin e saj në komision.

Çdo qëndrim refuzues për kërkesa të drejta që Partia Demokratike ia ka garantuar Partisë Socialiste në opozitë në vitet 2005-2013, tregon vetëm synimin e Edi Ramës që në zgjedhjet e 2025 jo vetëm mos të lejojë votimin e diasporës, por edhe që votat e shqiptarëve të grabiten sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco