KAFE SHQETO/ Alimehmeti: Landfillet duhet të jenë 5 km larg larg nga qytetet, ajri i ndotuar nga Sharra arrin deri në Bllok

10:20, 12/01/2024
A+ Aa A-

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, tregoi se një landfill rekomandohet të jetë të paktën 5 km larg zonave të banuara, çfarë do thotë në rastin konkret se landfilli i Sharrës, nuk përmbush kriteret e sigurisë për qytetarët, pasi ndotja në vijë ajrore 5 km, arrin deri në zonën e Bllokut, dhe Rrugën e Kavajës, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Cilësia do bënte shumë  monitoimi do bënte shumë, trafiku më pak do bënte shumë, ndërtimet kaq të tmerrshme dhe pa respektuar normat tenknike, të mos harrojmë dhe një diçka , landfillet janë një tjetër problem për ndotjen e ajrit.

Pra... po të shikoni çfarë thote literatura, ajo thotë se në një rreze prej 5 km është problemi i madh, po ta masni këtë, do ta shikoni se sa janë 5 km nga landfilli i Sharrës.

Dhe kap patjetër, Kombinat, Astir, por arrin deri në gjysmë të rrugës së Kavajës, rrezja 5 km.

Arrin deri në Bllok, 5M km. Pra duhet t'i kemi parasysh mirë këto gjëra, çfarë mund t'i bëjë një qytetari landfillit?

Asgjë s'mund t'i bëjë ai, janë autoritetet, të cilat sa më lart të jesh aq më shumë ke në dorë.

Por këto i kanë heq duart, nuk duan të merren me këtë punë dhe ja ngecin qytetarit që ''është faji jot që kur bje shi merr makinën të çosh fëmijën në shkollë, se nuk ke shkollë afër dhe je i detyruar ta çosh më larg''.

Bëja shkollën afër ti, dhe ai nuk do ketë më nevojë të shkojë të marrë makinën dhe të harxhojë para , të rrijë në trafik të çojë fëmijën në shkollë apo në çerdhe.

Pra ka zgjidhje që fillojnë nga maja e piramidës e poshtë, dhe këtu është efektiviteti më i lartë.

Pra ose do kemi një vizion në këtë drejtim, ose këtë formatin e shikoj si me arrna. Pra u gris diçka i vëmë një arrnë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco