Pyetje vetes...

Pyetje vetes...

12:10, 11/01/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari/

Nuk pritet nga masat të jenë të parat që kundërshtojnë padrejtësitë e pushtetarëve. Masat historikisht kanë qëndruar spektatorë, në pritje të shfaqen heronjtë e t'i shpëtojnë. Shkrimtari disident, studenti rebel, opozitari në ekzil, janë disa nga heronjtë e popujve të përgjumur. Shumicës së shoqërisë i duhet më shumë kohë për të tretur propagandën. Këtë e di i madh e i vogël. Ashtu siç dimë se dënimet publike janë një ndër format që pushteti zgjedh për të goditur kundërshtarët e tij. Gijotinat kanë prerë koka të mëdha. Turra e druve ka bërë hi Galilein dhe Zhan D'Ark.

Masat panë të dënohen mendjet më të mëdha të botës, dashnorët më pasionantë të së vërtetës, dhe heshtën prej frikës që shpërndante dënimi publik. Prandaj turmat jo gjithnjë duhen parë si e vërteta absolute, për sa kohë ato heshtin. Edhe një zë i vetëm në një shesh të heshtur do të dëgjohej. Të gjithë do e kthenin kokën për të kuptuar se kush pati këllqet për të folur. Kështu e shoh unë guximin e Sali Berishës për ta kthyer dritaren e shtëpisë së tij në një foltore. Njoh të tjerë që gëzojnë liri të plotë, por foltore nuk ngrenë dot.

Pikërisht kjo duhet të na bëjë të gjithëve t'i bëjmë disa pyetje vetes, se të paktën vetes mund t'ia pranojmë disa të vërteta. A është koha e duhur për të mbrojtur zërat kryengritës? Për të mbrojtur atë që me guxim e kosto personale flet hapur edhe në emrin tënd? A duhet parimisht të mbrojmë institucionin e opozitës edhe kur ajo nuk përmbush plotësisht pritshmëritë tona? Unë mendoj se po.

Nëse shumëkush nuk e ka guximin të përplaset me një fuqi më të madhe se vetja, le të mbrojë e të respektojë atë që e bën, që flet pa iu dridhur qerpiku edhe për ata që frika i ka vënë poshtë. Një guxim i tillë politik mua, si qytetar ne radhë të parë më përfaqëson. Gjithsecili prej nesh mund ti bëjë edhe më shumë pyetje vetes. Ajo që shpresoj është që mbasi të përgjigjet, të ndjekë përgjigjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco