Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada, që ish-gruaja e burrit i dha 'lekë borxh'

Thagmat e Irena Gjokës me xhaketë Prada, që ish-gruaja e burrit i dha 'lekë borxh'

11:26, 11/01/2024
A+ Aa A-

Nga Jamarbër Malltezi

Irena Gjoka është kryetare e gjykatës që shortin e bën “manualisht”, domethënë sipas xhepit dhe qejfit të Edit. Edhe në gjykatat më të humbura, shorti është elektronik, ndërsa në GJKKO është manual se “ashtu është një punë”.

E bukura është që kur iu kërkua dorëheqja për konflikt interesi, në tetor 2023, ngaqë Berisha e kishte shkarkuar në 1996, gjyqtarja me xhaketë 3000 euroshe “Prada” tha “nuk keni sjellë prova”!

Kur ju dorëzua vendimi si provë në dhjetor 2023, kjo prapë nuk dha dorëheqjen pasi “ai është vendim kolegjial i KLD e jo veç nga Berisha”, ndërkohë që “sssskape" i Partisë e dyshon Berishën po për vendime kolegjiale.

Ligji si llastik, herë kamzhik e herë letër higjenike, por ... “këto punë i dinë më mirë ata të Partisë” dhe prokurorisë që merren me ruajtjen e moralit komunist!

Pasi ndau shoferin nga gruaja dhe e mori për burrë, nuk justifikonte dot lekët, por Vetingun e kaloi sepse ish-gruaja e burrit i kishte falur ose dhënë lekë borxh! 

Kjo thagmë është në vendim! Pra, duhet të keni besim tek drejtësia e Edi Ramës. Ajo që nuk ka lekë, por merr borxh, vesh xhaketë 3000 euro, ndërsa ajo që ka lekë e i jep, nuk ka xhaketë 3000 euro!!!

A ka ndonje budalla që e ha këtë?! Në KPA, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi ditën para seancës. Unike! Thesi lëviz malet e jo më një komisioner!

Ka disa që kanë deleguar mendjen dhe ndërgjegjen dhe iu duken normale këto thagma, mjafton që Edi të vjedhë i qetë, por ka më shumë njerëz të lirë që përdorin mendjen e mendimin kritik dhe shohin trishtimin ku degjeneroi kapja e drejtësisë nga Edi Rama.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco