VIDEO/ Becchetti do apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen për emigrantët mes Ramës dhe Melonit

11:17, 11/01/2024
A+ Aa A-

Mediat italiane japin sot lajmin se sipërmarrësi italian Francesco Becchetti, pronar i televizionit Agon Channel, do të apelojë në Gjykatën Europiane marrëveshjen mbi emigrantët mes Italisë e Shqipërisë.

Sipas gazetares Alba Kepi, lajmi u raportua nga gazeta italiane ‘Il fatto quotidiano’.

Sipërmarrësi italian, i cili ka fituar një gjyq ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare për persekutimin ndaj tij dhe mbylljen e televizionit shqiptar Agon Channel me një dëmshpërblim prej 135 milionë euro nga qeveria e Edi Ramës, ka informuar qeverinë italiane mbi sekuestrimin e së njëjtës vlerë për shumat që Italia synon t'i paguajë Shqipërisë me marrëveshjen për emigrantët.

Sipërmarrësi Becchetti ka informuar se do të paraqesë një apel në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian, duke deklaruar se norma "është një akt shumë i rëndë arbitrariteti, ndaj personit dhe i paligjshëm",

Becchetti kërkon sekuestrimin e të gjitha shumës “deri në 135 milionë euro”, të cilat qeveria italiane ka marrë përsipër t'i paguajë Shqipërisë në bazë të protokollit të 6 nëntorit 2023.  “Nëpërmjet avokatëve të tij, në nëntor të vitit 2023, sipërmarrësi italian ka informuar presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të gjitha ministritë e qeverisë italiane me një fletë-sekuestro, në mënyrë që të sekuestrohen të gjitha shumat që qeveria italiane ka marrë përsipër t'i paguajë qeverisë shqiptare në bazë të protokollit të datës 6 nëntor 2023”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco