Berisha publikon video-mesazhin: Kjo është era e shpresës, era e fitores

11:02, 11/01/2024
A+ Aa A-

"Sa herë unë dal në këtë dritare dhe ju shoh ju aty, ndiej një erë të fuqishme që fryn. Kjo nuk është era stinore e janarit, por është era e shpresës, era e fitores, era të së ardhmes për Partinë Demokratike dhe shqiptarët."

Momentet mbresëlënëse të mbështetjes së qytetarëve, pa u ndalur, ditë pa dite, pranë shtëpisë së tij ku po mbahet në arrest, vazhdojnë të lënë gjurmë tek lideri i opozitës, Sali Berisha.

Edhe sot ai ka publikuar në rrjetet sociale, një video të takimit të përnatshëm që qytetarët bëjnë me të në rrethana të jashtëzakonshme dhe mesazhin që ai u përcolli atyre dhe gjithë shqiptarëve për shpresë, fitore dhe besim në të ardhmen e PD-së.

“Mirëmëngjes miq. Ju përshëndes me këtë video. Me lutjen time shpërndajeni sa më shumë!” shkruan Berisha në Fb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco