Maliqi:13 miliardë lekë abuzime në Kuçovë, ka vjedhur lekët dhe ka lënë banorët pa ujë

Maliqi:13 miliardë lekë abuzime në Kuçovë, ka vjedhur lekët dhe ka lënë banorët pa ujë

13:46, 10/01/2024
A+ Aa A-

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt procesi gjyqësor për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili po hetohet nga SPAK për falsifikim të formulari të dekrimializimit, për mosdeklarim të një dënimi në Greqi.

Dhe për këtë arsye ai ka kërkuar në seancën e sotme gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që është pranuar nga trupa gjykuese.

Në seancë i pranishëm ishte edhe Lefter Maliqi, ish-kandidati përballë Hajdarit në zgjedhjet e 14 majit 2023 për bashkinë e Kuçovës.

Për mediat në përfundim të seancës, Maliqi u shpreh se Hajdari ka vjedhur lekët dhe ka lënë banorët pa ujë, një abuzim ky sipas tij në vlerën e 13 miliardë lekëve.

Lefter Maliqi: Gjykata e Posaçme ka njoftuar Policinë e Shtetit dhe policia ka njoftuar Hajdarin dhe nuk ka ardhur sot. Kallëzimi është bërë nga ana ime dhe e banorëve të Sinecit.

Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që ka vjedhur taksat për disa vjet. Kemi tender 4 miliardë lekë. Pa leje mjedisi, të marra të gjitha lekët nuk ka ujë. Në këtë grup nuk bëhet fjalë vetëm për Hajdarin por edhe për Salillarin. Të gjitha lekët janë marrë, ujë nuk ka. SPAK e merr vetëm për deklarim dhe falsifikim.

Janë mbi 13 miliardë lekë abuzime në bashkinë Kuçovë të drejtuar nga ish faturino Salillari bashkë me Hajdarin e famshëm. Nuk bëhet fjala vetëm për interesin tim, por të të gjithëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco