Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

KAFE SHQETO/ Bakalli: Anëtarët e KKD, përfaqësimet janë bërë nga zgjedhja dhe asnjëherë nga përzgjedhja

10:28, 10/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO ne syri tv ishte Nador Bakalli nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit dhe situatën brenda kësaj lëvizje dhe mos marrëveshjet me Ermal Sulaj.

Bakalli: Po pikërisht atij i referohem unë. Dhe po të jem i sinqertë nuk isha shumë i sigurtë sepse  për shkak të etikës, por po të shikosh edhe komentet  tek mesazhi im e kupton fare mirë se për këtë bëhet fjalë dhe është ai dhe e përmendin me emer e duke se edhe vete nuk e ka mohuar këtë mesazh.

Nuk ka pasur zgjedhje ne Këshillin e Diasporës. Biles kur dëgjoj këtë apo atë se përfaqësoj këtë shtet e marr me një dozë humori sepse në vetvete përfaqësimet janë nga zgjedhja dhe asnjëherë nga përzgjedhja.

Tani për sa i përket nëse është i lirë apo jo zotëria, gjykoj që vete mesazhi e thotë. Vetë fenomeni flet për këtë për këtë rreth, njerëzit vetëm hapin veshtë dhe dëgjojnë se si ky lloj afrimiteti me ambasadën në Greqi ka mënjanuar dhe ka përçarë një pjesë të komunitetit dhe ka afruar zotërinë dhe një zonjë tjetër në institucionet e KKD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco