Berisha përshëndet luftëtarët e qendresës, 'që i kanë kallur tmerrin Edi Ramës'

Berisha përshëndet luftëtarët e qendresës, 'që i kanë kallur tmerrin Edi Ramës'

10:15, 10/01/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili gjendet në arrest, i ka përshëndetur qytetarët shqiptarë sot me një mirëmëngjes të shoqëruar me foto të mbështetësve të tij, që grumbullohen çdo mbrëmje pranë zonës ku ai banon.

“Mirëmëngjes miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë album të luftëtarëve të betejës pa kthim, që me qëndresën e tyre i kanë kallur tmerrin Edi Ramës,” shkruan Berisha në Fb.

Kryetari i PD e ka vlerësuar ditë pas dite më shumë, përkrahjen që po i bëhet kauzës së opozitës dhe i përshëndet vetë personalisht çdo mbrëmje, nga dritarja e apartamentit të tij ku mbahet i arrestuar, qindra demokratë dhe qytetarë që mblidhen poshtë godinës me flamuj apo e ndjekin në rrjetet sociale drejtpërsëdrejti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco