‘Kur regjimi dobësohet, godet më fortë opozitën’/ Çela: Koha na thërret për të mos u nënshtruar

21:14, 09/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, kryetari i PD, dega Pogradec, Gentian Çela ka folur për vijimin e aksionit opozitar dhe ndërkombëtarëzimin e dënimit politik të kryedemokratit Sali Berisha.

Çela theksoi se ‘koha na thërret për të treguar që nuk mund t’i nënshtrohemi një regjimi i cili e ndjen se është i dobët sepse është pikërisht momenti kur regjimi dobësohet godet edhe më fortë opozitën’.

Çela: Koha na thërret për të treguar që nuk mund t’i nënshtrohemi një regjimi i cili e ndjen se është i dobët sepse është pikërisht momenti kur regjimi dobësohet godet edhe më fortë opozitën, të cilës i ka hequr të drejtën për të kandiduar me emrin e vetë, e me logon e vetë, me siglën e vetë për të cilën kanë dhënë jetën disa njerëz dhe s’mund të ngelet në dorën e ca teveqelëve të kapur qartësisht nga pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco