Propaganda/ Altin Dumani krijon ‘shoqatën e gazetarëve’ të kapur

Propaganda/ Altin Dumani krijon ‘shoqatën e gazetarëve’ të kapur

20:23, 09/01/2024
A+ Aa A-

‘Nuk ka tirani më të madhe se ajo që kryhet nën mburojë e ligjit dhe në emër të drejtësisë’.

Kështu do shprehej Monteskje shumë kohë më parë, si për të na kujtuar se format më të këqija të totalitarizmit vijnë përmes asaj që shitet si forca e ligjit.

Kur ishte menduar se kjo qeverisje, e cila po sundon Shqipërinë në emër të krimit dhe korrupsionit, e ka bërë gjithçka falë propagandës dhe manipulimit në çdo qelizë, nuk mund të mungonte dikush që e imiton Edi Ramën në stilin e tij.

Që nga sondazhet e porositura e deri tek gazetarët e oborrit, kreu i SPAK, Altin Dumani po ndjek gjurmët e Edi Ramës për t’u munduar që të rregullojë imazhin e SPAK.

Nëse SPAK do të kishte një bilanc për t’u vlerësuar, nuk do të kishte nevojë për rregullim imazhi.

Por Altin Dumani ka vendosur të ‘krijojë’ një shoqatë me gazetarë të kapur. Ata emra që shfaqen në përgjimet e SKY dhe Encrochat, janë të preferuarit e Dumanit dhe dumanëve të SPAK. Nuk ka dyshim se shumë prej tyre janë gazetarë të regjimit.

Sa herë ka nevojë të mbajë nën presion individë të veçantë, Dumani i fton për kafe, ku me stil shpërndahen edhe deklaratat që duhet të përcillen nëpër studiot televizivë.

Sigurisht në këtë atmosferë, Dumani përfiton edhe nga fakti se ka gazetarë të ndershëm, por ende naivë, që besojnë akoma te SPAK.

Por në fund të fundit, ky është qëllimi i të gjithë propagandës.

Të krijojë një makineri ku e vërteta shkrihet me manipulimin.

Prandaj është fantastike propaganda, thotë një autore amerikane, sepse mund t’i bësh njerëzit të besojnë gjithçka,

Prandaj mos u habisni edhe kur ndonjë ditë, njësoj si Muhamed Alabar që i fton gazetarët në Dubai te Nusreti për të bërë PR për Portin e Durrësit, edhe SPAK t’i ftojë gazetarët në Rimini që t’i bindë se si funksionon drejtësia e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco