Pakti Rama-Meloni/ Lea Ypi kundër marrëveshjes së refugjatëve

Pakti Rama-Meloni/ Lea Ypi kundër marrëveshjes së refugjatëve

20:05, 09/01/2024
A+ Aa A-

Shkrimtarja e mirënjohur shqiptare, Lea Ypi ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët, duke deklaruar se akordi nuk do të zgjidhë problemin e emigracionit të jashtëligjshëm për Italinë.

E ftuar në komisionin e jashtëm të parlamentit italian, Ypi vuri në dukje pikat kontradiktore të paktit ndërsa theksoi se marrëveshja krijon një precedent të rrezikshëm ku shtetet e BE-së ia ngarkojnë përgjegjësinë shteteve jashtë bllokut në vend që të krijojnë politika gjithëpërfshirëse që luftojnë problemin.

Ypi është ndalur edhe te rreziku qe refugjatet te jene viktima te trafikimit te qenieve njerëzore.

Gjatë fjalës së saj zonja Ypi është ndalur edhe të një aspekt tjetër shqetësues përsa i përket marrëveshjes, atë që lidhet me rrezikun që refugjatet të jenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Duke folur për çështjen e juridiksionit të qëndrimit në zona ekstra territorial, zonja Ypi tha se kjo ka qenë objekt i një debati juridik në Shqipëri që ka përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese e cila ka pezulluar proceduarat e ratifikimit në Parlament deri në shqyrtimin e çështjes.

Fjala e plotë e Lea Ypit:

Unë jam Lea Ypi, profesoreshë e Filozofisë Politike, qytetare shqiptare dhe merrem me etikë të emigracionit dhe me çështjet që lidhen me praktikat e hyrjes dhe integrimit të emigrantëve.

Marrëveshja bazohet mbi premisa të ndryshme:

1. Që emigracioni është një problem

2. Që emigracioni i parregullt luftohet duke përforcuar politikat e sigurisë së kufijve

3. Që ndalimi në zona ekstra territoriale e emigrantëve të shërbejë si mbajtëse e tyre me perspektivë ikjen

Mbi gjithë këtë ka një literaturë të gjerë shkencore që tregon se si këto premisa, mbi të cilat bazohet arsyetimi i marrëveshjes, janë të dyshimta.

Por unë në vëzhgimet e mia, dua të nënvizoj edhe pse ka tendenca t’a injorojmë siç është tendenca e debateve politike, marrëveshja përmban 4 pika kontradiktore që e bëjnë jo vetëm problematik jo vetëm në këndvështrimin etik, po edhe atë logjik. Bëhet fjalë për kontradikta të natyrës politike, ligjore, administrative dhe ekonomike mbi të cilat do të ndalem për secilën në veçanti.

Kontradiktë e natyrës politike:

Marrëveshja përfaqëson një rijësi në çështjen e menaxhimit të fluksit të emigracionit sepse përfshin një vend kandidat në BE me përgjegjësinë e menaxhimit të kërkesave të emigrantëve në bashkëpunim me një vend anëtar të BE. Bëhet fjalë për një marrëveshje që lind nga një nevojë e shprehur për të gjetur një zgjidhje strukturore çështjes së emigracionit të rregullt siç ka deklaruar Kryeministrja (Meloni). Në të vërtetë kjo marrëveshje rrezikon të vendoset në zbatim një proces që në fakt bën ekzaktësisht të kundërtën. Në vend që të gjendet një zgjidhje strukturore çmonton bazën mbi të cilën mund të punohet në të ardhmen me vende të tjera të BE për të gjetur një zgjidhje dhe kontradikta konsiston në faktin që një qasje strukturore e emigracionit kërkon një përgjigje të koordinuar të disa aktorëve dhe nuk mund t’i lihet zgjidhja marrëveshjeve bilaterale me shteteve. Kështu një qasje strukturore e duhur kërkon marrëveshje multilaterale që implikon norma dhe politika të koordinuara në nivel Europian.

Në rastin e marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare bëhet fjalë për një marrëveshje bilaterale që rrezikon të krijojë një precedent falë të cilit shtetet anëtare të BE në vend që të shpërndajnë përgjegjësitë në mënyrë të drejtë dhe të koordinuar mobilizojnë partner ekstra komunitar apo kandidatë në BE pë t’u përballur me problemin. Kjo nuk avantazhon vende si Italia që duke parë pozicionin gjeografik dhe natyrën e flukseve emigratore do të gjendet gjithsesi e varur nga bashkëpunimi me vendet e tjera, por ofron mundësinë vendeve të tjera të BE me një presion më të vogël se Italia për çështjen e emigrantëve t’i bëjnë bisht zgjidhjeve strukturore ndjekur arsyetime të marrëveshjeve bilaterale të inspiruar pikërisht tek ky projekt italian i cili ndalon në vend që të kontribuojë ndaj politikave të përbashkëta migratore.

Kontradikta e dytë është një kontradiktë ligjore mbi mospërputhshmërinë e konfliktit mes mbajtjes së emigrantëve në zonë ekstra territoriale dhe parimit të ‘non-refoulement’. Parimi i sanksionuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara në vitin 1951 lidhur me statusin e refugjatëve i cili ndalon ekspulsin apo rikthimin e personave drejt vendeve ku mund të jenë subjekte persekutimi apo trajtimesh diskriminuese. Mbajtja në zona ekstra territoriale mund të hyjë në konflikt me këtë parim kur përfshin mundësinë e rikthimit të emigrantit në vende jo të sigurta o ku të drejtat e tyre themelore rrezikojnë të jenë të kërcënuara . Në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë me një vend me histori të gjatë emigrimi dhe të krimit të organizuar që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore dhe emigrimit jo të rregullt. Opozita shqiptare ashtu si grupe të ndryshme të shoqërisë civile kanë shprehur preokupimin që mbajtja në një zonë ekstra territoriale si Shqipëria rrezikon që të sapoardhurit të jenë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore duke kontribuar kështu në këtë problem. Nuk dua tani të them se mafia shqiptare është më e keqe se ajo italiane prej së cilës edhe ka mësuar, por nëse çështja është të mbrohet Italia nga flukset e emigrantëve, marrëveshja rrezikon të krijojë konflikt pa arritur objektivin e dëshiruar sepse reduktimi i fluksit të emigrantëve, që janë edhe objektivi, rrezikojnë, me lejoni batutë, të nxirren jashtë nga dera e Italisë për të hyrë nga dritarja e krimit të organizuar shqiptar.

Kësaj mund ti përgjigjesh duke thënë se niveli i suksesit të kësaj inicjative varet nga koordinimi mes dy palëve dhe kjo na çon tek kontradikta e tretë që është ajo administrative. Nga ky këndvështrim përputhshmëria me të drejtën ndërkombëtare mund të garantohet nëse emigrantët mbeten, siç është thënë, në përgjegjësinë e Italisë për gjithçka që la lidhje me menaxhimin e kërkesave dhe qëndrimi nëpër qendra. Tani për tani çështja e juridiksionit të qëndrimit në zona ekstra territoriale ka qenë objekt i një debati juridik në Shqipëri që ka përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese të cilën e ka detyruar ta pezullojë proceduarat e ratifikimit në Parlament deri në një takim të ardhshëm. Nëse vendimi do të gjykohet si shkelje e procedurave të parashikuara për marrëveshje të tilla do të përballemi, në rastin më të mirë, në zgjatjen e kohës për ratifikimin e marrëveshjes dhe nëse marrëveshja gjykohet si në përputhje me ligjet do të kemi të bëjmë me një precedent sidoqoftë të rëndësishëm sepse do të thotë që të bësh të respektosh ligje dhe rregullore italiane në territorin shqiptar ngrit çështje përgjegjësie dhe aplikime ligjore që do të shkaktojnë vonesa dhe komplikime burokratike.

Profesoreshë ju ftojmë të mbërrini në konkluzione!

Kontradikta e katërt e natyrës ekonomike, më shumë burokracia e aplikimit të ligjeve komplikohet më shumë shtohen shpenzimet administrative, kështu marrëveshja parashikon që Italia të ketë në ngarkesë të gjitha shpenzimet për një shumë totale e vlerësuar deri në 900 milionë euro. E gjithë kësaj i duhet shtuar personeli teknik që do të jetë i nevojshëm të angazhohet kur Italia të gjendet mes problematikave të natyrës administrative e juridike që do të shtojnë shpenzimet në momentin kur do të priten shpenzimet për bashkëpunimin e zhvillimit, te asistencës te pritjes së emigrantëve dhe këtu, e mbyll duke pyetur: pse të shpenzohen të gjitha këto para për një iniciativë problematike dhe kontradiktore në këndvështrimin politik, ligjor e administrativ? Une shpresoj që komisioni të ketë përgjigje për këto pyetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco