Gjykata e Lartë refuzon të heqë sekuestron ndaj inceneratorit të Tiranës

Gjykata e Lartë refuzon të heqë sekuestron ndaj inceneratorit të Tiranës

16:33, 09/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë nga sekuestroja të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Gjyqtarët e Lartë nuk kanë pranuar rekursin e bërë nga avokatët e ‘Integrated Energy B.V SPV’, duke lënë të pa ndryshuar bllokimin e bërë nga Gjykata e Posaçme.

Përveç kompanisë dhe pasurive të paluajtshme të saj vendimi i Gjykatës së Lartë ka lënë nën sekuestro preventive edhe një sipërfaqe prej 611 m2 në Durrës.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan në gusht të vitit të kaluar, pasi SPAK doli në konkluzionin se pronarët e vërtetë të ‘Integrated Energy B.V SPV’ ishin Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco