‘Dje jepja makina me qira, nga sot jap Shqipërinë me qira’- IRIQI bisedon me Blendi Gonxhen

‘Dje jepja makina me qira, nga sot jap Shqipërinë me qira’- IRIQI bisedon me Blendi Gonxhen

13:41, 09/01/2024
A+ Aa A-

Iriqi:- U befasove apo e dije që do bëheshe ministër?

Gonxhe:- Rama është si Enveri. Ti e lexon në TV se çfarë posti merr, siç mëson po nga TV që do të futesh në burg.

Iriqi:- U gëzove?

Gonxhe:- Shumë, se mora tre gonxhe, më fal, tre ministri në një.

Iriqi:- Cili është slogani i punës tënde nga nesër?

Gonxhe:- Luftuam PPSH që të jetojmë me PPP.

Iriqi:- Domethënë?

Gonxhe:- Po koncesione o Iriq. Ato janë ushqimi ynë.

Iriqi:- Si ushqehesh me koncesione?

Gonxhe:- Buxhetin ia japim me thasë një miku a shoku. Ai mban një qese për vete dhe torbat me para m’i jep mua.

Iriqi:- Pra ti je Tigri i Ri d.m.th?

Gonxhe:- Unë jam Tigri 2. Por me përvojë dhe me veshje antiSKAP.

Iriqi:- Pra nuk i thua burgut hapu?

Gonxhe:- I them hapu, por për vartësit e mi.

Iriqi:- Ti s’ke qenë ministër ndonjë ditë. Ke shqetësim se të mungon përvoja?

Gonxhe:- S’kam qenë ministër, por e kam bërë atë punë. Ndaj më zgjodhi Rama.

Iriqi:- Si kështu?

Gonxhe:- Po ja, më parë jepja makina me qira, tani do jap Shqipërinë me qira. E njëjta punë është, veç fitimi është i garantuar e zgjat deri në jetën e nipërve dhe të mbesave të mia.

Iriqi:- Flitet se doje të merrje nën menaxhim edhe digat. Ke goxha përvojë me hapjen e tyre dhe përmbytjen e Tiranës...

Gonxhe:- Hahaha, doja dhe digat, por Rama tha, leri hë për hë ato se ky popull është i mbytur dhe i mbaruar. I erdhi keq për njerëzit d.m.th.

Iriqi:- Ka ndonjë ndryshim tjetër në qeveri?

Gonxhe:- Ka disa. Po mendohet Rama t’i japë një ministri breshkës që ka në zyrë, por nuk di se si ta quajë këtë dikaster.

Iriqi:- Po a do pranojë presidenti të firmosë për një breshkë?

Gonxhe:- Do pranojë.

Iriqi:- E nga e di ti?

Gonxhe:- Po kur pranoi për Ballën, breshka është ku e ku krahasuar me të. Është më e mençur, më e pashme dhe nuk nget Toyota Yaris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco