'Kultura bashkë me Ekonominë - si landfill i injorancës së Ramës'

'Kultura bashkë me Ekonominë - si landfill i injorancës së Ramës'

11:39, 09/01/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili. 

Çmenduria e fundit e Edi Ramës dhe krijimi i një ministrie idiote duke bërë bashkë Kulturën dhe Ekonominë, është provë se injoranca mafioze s'njeh kufij.

Tashmë Edi Rama po krijon landfille ku merr copa mbeturinash nga ministri të ndryshme dhe i bashkon si në landfill, ku bashkohen plehra nga më të ndryshmet.

Landfille dhe inceneratorë, ky është lejtmotivi i Edi Ramës, pra të punojë vetëm me gjëra që kutërbojnë erë të qelbur.

Në vitet e Edi Ramës çdo gjë vjen erë të pistë.

Ekonomi e pistë, para e pistë, koncesione të pista, tenderë të pistë, polici e pistë, emerime qeveritare, bashkiake, shtetërore, të pista - kjo është tabloja e qeverisjes së Ramës.

Qeverisja e Ramës është shndërruar në një landfill të madh mafioz ku asnjë pjesë e qeverisë dhe kudo ku kjo qeveri vë dorën, qelb dynjanë.

Babëzia mafioze është bërë bashkë me injorancën e frikshme të një Edi Rame të shkolluar keq dhe një injoranti funksional tipik.

Tashmë çdo profesionist i çdo fushe e ndjen veten totalisht jashtë mundësisë për të dhënë mendim dhe opinion e aq më pak për të kontribuar, sepse muri i injorancës mafioze qeveritare është shumë i lartë.

Çdo injorant apo aventurier rrugësh është bashkëbisedues dhe bashkëpunëtor i privilegjuar i kësaj qeverie.

Çdo gomarllek ka shanse maksimale të ecë përpara, ndërsa çdo propozim profesional është i destinuar të shtypet dhe asgjesohet.

Siç thotë xha Sulua tek filmi “Kapedani” – “nga amerikanët në Vietnam, te ndërzimi artificial”-  ashtu është edhe qeverisja e Ramës.

Pasoja e kësaj batërdie mafioze në qeverisjen e vendit është shpopullimi dhe shkretimi i vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco