Profesorët, Parlamentit Italian: Rrezikoni të ngrini kamp-burg në Shqipëri, me dhunim të të drejtave të refugjatëve nga autoritetet shqiptare Satvinder Juss, profesor pranë “King’s College London”

Profesorët, Parlamentit Italian: Rrezikoni të ngrini kamp-burg në Shqipëri, me dhunim të të drejtave të refugjatëve nga autoritetet shqiptare

10:46, 09/01/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është një vend që prodhon shumë emigracion, një vend i varfër e ku njerëzit largohen për shumë motive. E gjithashtu nuk mjafton miqësia me një vend anëtar te BE si Italia për të lehtësuar rrugëtimin e pranimit në Bashkimin Europian.

Këto janë disa nga opinionet e hedhura dje në mbledhjen  e Komisionit të Çështjeve të Jashtme pranë Parlamentit Italian, nga disa profesorë universitarë, italianë e të huaj, të ftuar për të vlerësuar marrëveshjen "Ratifikimi e ekzekutimi i protokollit mes Qeverisë së Republikës Italiane e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e emigracionit firmosur më 6 nëntor 2023 në Romë si dhe normat e koordinimit të sistemit të brendshëm ligjor." Gazetarja Alba Kepi nga Italia përcolli në SYRI TV, disa prej atyre opinioneve. 

Satvinder Juss, profesor pranë “King’s College London” në video-conferencë do të shprehej:

"Tema e fluksit të emigrantëve përmes detit është një temë që i intereson të gjithë Europës, si një fenomen mjaft i vështirë për t'u kontrolluar. 150 mijë emigrantë që kanë mbërritur në itali gjatë 2023 ndaj 94 mijë që ishte numri i tyre më 2022.

Pra,  jemi përballë një problemi që shkon e thellohet.

ImagePlani i Italisë me Shqipërinë shfaqet kreativ, ambicioz, e nëse do ia dilte mund të ishte një model për vendet e Europës, që një vend i BE dërgon emigrantët në një vend ekstrakomunitar, E nëse plani do të kishte sukses do të ishte shembulli i parë.

Por është një plan i vështirë për t'ia dalë. Vitin që shkoi kanë qenë të paktën 3 shembuj të marrëveshjeve të tilla që nuk u kryen: ai me Tunizinë, ai mes Britanisë së Bashkuar e Ruandës që u bllokua nga Gjykata e Lartë e ku mora pjesë dhe unë dhe ajo e Danimarkës me Ruandën e që Danimarka e deklaroi si plan jo i realizueshëm. E ndoshta ka dhe një shembull të katër mes Shqipërisë e Greqisë që dëshmon se Shqipëria nuk është e aftë të marrë këtë përgjegjësi.

Shqipëria është një vend i varfër, myslimanë me 3 milionë banorë, me problemet e saj me azilkërkuesit pasi prodhon refugjatë e emigrantë, Është një vend me struktura të vogla sa i takon organikës, burimeve ekonomike e marrëveshja e saj me Greqinë nuk ka funksionuar.

E tani ndodhemi përballë vlerësimit të një marrëveshje mes Shqipërisë e Italisë e mundësisë për të ngritur kampe emigrantësh në Shqipëri.

Pyetjet që unë bëj janë:

Shqipëria është e aftë të kompletojë procesin e shqyrtimit të kërkesës së azilkërkuesve për 28 ditë, kur dimë se Italia vetë kërkon muaj e muaj për të shqyrtuar e vlerësuar këto kërkesa? A janë mjaftueshëm 28 ditë, pra një muaj që autoritetet shqiptare të marrin vlerësimin e duhur për kërkesat e refugjatëve për azil?

Shqipëria është një vend i varfër që prodhon shumë emigracion. 34 % e minorenëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe vijnë nga Shqipëria e më 2015 në kulmin e krizës emigratore Gjermania pati mbi 50 mijë emigrantë nga Shqipëria. Shqiptarët largohen nga vendi i tyre për një sërë motivesh si orientimi i tyre seksual, pasi janë të persekutuar oSE për shkak të fajdeve.

Dimë dhe se vetë Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka bllokuar këtë marrëveshje. E gjithashtu dhe vetë Kryeministri shqiptar ka bërë disa deklarata të tilla si "nuk donte që në vendin e tij të skarikoheshin azilkërkues". Pra duket qartë se Shqipëria është një vend ngurrues që të marrë këtë përgjegjësi dhe në praninë e një incentivi financiar.

Mbetet pa dyshim problemi juridik, Gjykata Kushtetuese Shqiptare ka deklaruar se është kundër Kushtetuetës Shqiptare që këta persona, pra emigrantët të mbyllen në këto kampe. E pra nëse ky pozicion konfirmohet atëherë ky projekt merr fund.

Sipas deklaratave të Ministrit të Jashtëm Italian, synimi është që emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri të ndalohen në mes të deti, pra para se të zbarkohen në Itali. Kjo bën që Italia nuk ka më detyrimin e strehimit të tyre në territorin e saj. Por ajo çka dimë është se më 2014, emigrantët nga Somalia të kapur në mes të detit u dërguan në Libi nga vendi ku u nisën, por për Gjykatën Europiane ky vendim shkelte normat e të drejtave ndërkobmëtare. E pra kjo marrëveshje mund të prodhojë një gjë të tillë. Pra mund të ketë çështje që nuk janë vlerësuar.

Pyetja ime është cilat janë hetimet e kryera nga Italia që të vërtetojnë se kjo marrëveshje të realizohet në Shqipëri?

Gjykata e ka shprehur qartë se nuk është e mundur që një emigrant të largohet nga territori nëse është kryer analiza e duhur ndaj kërkesës së tij.

Autoritetet shqiptare, a janë të afta të kuptojnë çdo të thotë jo refuzim i kërkesës, sepse ky ka qenë dhe motivi që falimentojë marrëveshja e Ruandës? Për shembull 94 % e sirianëve marrin menjëherë të drejtën për të qëndruar, 74 % e afganëve marrin automatikisht të drejtën e azilkërkimit. Ndërsa në Ruanda ndodhte një refuzim 100% të kërkesave për azil nga këta refugjatë.

Pra, cila është situata në Shqipëri? Nuk është e mjaftueshme të thuash që Italia do të vëzhgojë të gjithë procesin e as se në Shqipëri do të aplikohet e drejta e Bashkimit Europian. E vërteta është se ky është një vend i tretë ku e drejta europiane nuk aplikohet.

Është e domosdoshme që vendi i interesuar të kryejë hetim të kuruar e preciz se cila është situata në terren në vendi ku do të mikpriten emigrantët. Rrezikojmë të kemi një kamp burg në Shqipëri me riskun e dhunimit të të drejtave të emigrantëve nga ana e autoriteteve shqiptare.

Pra duhet dhënë vëmendje maksimale fakteve evidente. Duhet të dimë se çfarë thotë Komisioneri i OKB mbi situatën e emigrantëve në Shqipëri. Në Ruandë kërkesa e azilkërkuesve nga Lindja e Mesme refuzohej nga autoritetet ruandeze. Po cila është sjella e Shqipërisë ndaj emigrantëve që vijnë nga këto vende?”

Alfonso Celotto, Profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Roma Tre” mes të tjerash hodhi preokupimin e garancive mbi të drejtat që një azilkërkues do të ketë në Shqipëri.

Image

"Emigranti, tha ai, që përfundon në Shqipëri a ka të njëjta garanci e mbrojtje juridike si në vendet e Bashkimit Europiane?

Mbrojtja juridike e azilkërkuesit që mbërrin në Shqipëri si do garantohet nga procedurat italiane apo shqiptare? 

E drejta e apelimit të refuzimit të kërkesave të tyre ku do të kryhet në Itali apo në Shqipëri?

E drejta e mbrojtjes nga kush do t'i garantohet nga një avokat italian apo nga një avokat shqiptar?"

Ndërsa profesoresha Chiara Favilli e së Drejtës së Bashkimit Europianë në Universitetin e Firenzes do të ndalej në analizën e legjitimitetit të së drejtës europiane në hartimin e kësaj marrëveshje por dhe në çështjen e adezionit të Shqipërisë në Bashkimin Europiane.

"Nuk mjafton vetëm të kesh miqësi me një vend anëtar të Bashkimit Europian për të lehtësuar rrugëtimin e adezionit në Bashkimin Europian, por duhen dhe disa gjëra të tjera", u shpreh ajo.

Image "Duhet të respektosh kërkesat e Bashkimit Europian e në veçanti të gjithë përmbledhjen e të drejtave e detyrimeve të përbashkëta që përmbledh e drejta europiane.

Duhet respekt i të drejtave thelbësore efektive e nuk mjafton ratifikimi i traktateve ndërkombëtare.

Duhet integrimi i sistemit europian i azilit e disiplinat në fushën e riatdhesimit.

Duhet përgjegjësi dhe pse e ndryshme mes shtetit që ushtron territorialitetin e shtetit që ushtron juriduksionin."/ar.sh/SYRI.NET

LEXO EDHE: Pakti Meloni-Rama për refugjatët/ Parlamenti italian nis dëgjesat me profesorë universitetesh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco