Rama nuk pret dekretimin, e bën Gonxhen menjëherë pjesë të qeverisë

Rama nuk pret dekretimin, e bën Gonxhen menjëherë pjesë të qeverisë

10:51, 09/01/2024
A+ Aa A-

Një ditë pas propozimit si ministër, Blendi Gonxhe ka mbërritur në Shëngjin për t’u bërë pjesë e mbledhjes dy ditore informale të qeverisë.

Edhe njëherë kryeministri Edi Rama ka treguar arrogancën autokratike, duke mos pritur dekretimin për këtë çështje.

Por kërkesa e kryeministrit për dekretimin e Gonxhes është e paligjshme pasi ministria e re nuk ekziston ende.

Pra, fillimisht duhet të kërkonte ristrukturimin e saj, ndarjen e ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave dhe më pas bashkimin e ministrisë së Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit.

Pas shkrirjes së tre ministrive dhe formimin e ministrisë më të re, Rama mund të kërkonte nga presidenti Bajram Begaj emërimin e Bledi Gonxhajt në krye të institucionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco