Manjani: Rama hyri në politikë me Gonxhen dhe me Gonxhen do të dalë...

Manjani: Rama hyri në politikë me Gonxhen dhe me Gonxhen do të dalë...

10:46, 09/01/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

D.m.th, që ta shohim tamam këtë lëvizjen e fundit në qeveri:

1. Bashkimi i ekonomisë me kulturën dhe inovacionin do të thotë shkurt KONCESION. Pra ka krijuar ministrinë e koncesioneve.

2. Praktikisht, çdo cm² pronë publike si dhe veçanërisht objekt i trashëgimisë kulturore që ka mbetur, do jepet me koncesion. D.m.th do na shtohen bunkartet, kullat mbi pronat e mbetura publike, kështjellat me lokale luksi dhe zonat e mbrojtura me vila.

3. Sa i takon inovacionit, kot hidhet e pirdhet me Inteligjencën Artificiale Ai, se te Inteligjenca e Gonxhes ka ngelë (dhe s'i ka dalë keq d.m.th). Me Gonxhen hyri në politikë e me Goxhen do dalë...

4. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë, kot bën Presidenti BB sikur nuk i ka shkuar propozimi i plotë... Në daç ta firmosë në daç jo, hyri në fuqi kjo gjë...

Bye, bye, histori, kulturë e pasuri publike!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco