Dështimi i shtetit solli vdekje/ Kadillari: Kallëzimi i Bedrie Lokës nuk ka ende përgjigje dhe pas 2 vjetësh!

Dështimi i shtetit solli vdekje/ Kadillari: Kallëzimi i Bedrie Lokës nuk ka ende përgjigje dhe pas 2 vjetësh!

08:26, 09/01/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Aulona Kadillari në SYRI TV, lidhur me vetëvrasjen e znj. Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve dhe ende grua e re, vetëm 41 vjeçe, akuzoi dy institucionet shtetërore, Policinë dhe Prokurorinë, të cilat nuk arritën ta mbronin atë nga dhuna, pavarësisht se sot, kur Loka nuk jeton më, po shfaqen me deklarata deri edhe dy herë brenda ditës për rastin e saj dhe për më tepër, po vijojnë hetimet.

“Personalisht për mua si gazetare, si Prokuroria, ashtu edhe Policia ose institucionet që merren me këtë gjë, kanë dështuar! - tha Kadillari në emisionin Kafe Shqeto sot. -  Në rastin e 41-vjeçares, kanë dështuar si Prokuroria, ashtu edhe Policia!

Një kallëzim që është bërë në vitin 2022 nuk ka marrë ende një përgjigje pas dy vjetësh!!! – vërejti gazetarja. - Lexova dje njoftimin e Prokurorisë për shkak të masës së sigurisë që dje kishte bashkëshortit të së ndjerë dhe thoshte në fund - madje e lexova për herë të dytë se mos ndoshta e kisha lexuar gabim -  ku thoshte që po, e pranojnë që ka bërë një kallëzim penal zonja 41-vjeçare, por hetimet vazhdojnë!!!

Për çfarë do të vijojnë tani hetimet?! Cila është arsyeja që do të vijojnë tani hetimet kur dëmi është shkaktuar?!” theksoi Kadillari./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni emisionin e plotë Kafe Shqeto në SYRI TV mbi këtë çështje në videon e mëposhtme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco