SYRI TV/ 'BILD' i bën jehonë, arrestimit të Berishës: 'Në pushtet, bastioni i kontrabandës dhe i drogës'

12:43, 03/01/2024
A+ Aa A-

Arrestimi i liderit të opozitës shqiptare ka bërë jehonë në mediet ndërkombëtare. Prestigjiozja gjermane BILD i ka kushtuar një artikull të gjatë arrestit në shtëpi të Berishës, ndërsa e ka intervistuar për arsyet e arrestimit. Për BILD, Berisha është shprehur se arrestimi i tij është frikë e Edi Ramës për humbjen e pushtetit. Ndërkohë BILD shkruan se aktualisht pushteti udhëhiqet nga partia, e cila arriti të fitonte me anë të votave të blera nga paratë e drogës dhe grupet kriminale.

Nga SYRI TV

Media prestigjioze gjermane BILD, një ndër më të lexuarat në Europë i ka bërë jehonë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Pavarësisht izolimit, BILD shkruan se ka arritur të kontaktojë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën, duke e pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri.

Në shkrimin e BILD thuhet se ish-profesori i universitetit, lideri i opozitës, që e nxori Shqipërinë nga komunizmi pas 1991-shit, në deklaratën e dhënë për medien gjermane, shprehet se “ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze.”

Më tej BILD shkruan se Shqipëria po ndërmerr masa kundër korrupsionit apo kjo që po ndodh është frikë e dikujt nga 79-vjeçari?! Megjithatë sipas BILD, një tërmet politik po trondit vendin aktualisht. Dihet që politika në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri ndonjëherë mund të jetë e ashpër. Politikanë të korruptuar, vota të blera me para droge dhe mafioze, skandale përgjimesh në parti dhe ministra që përjashtohen për shkak të kontakteve me grupet mafioze, por duket se akoma nuk ka ndodhur ndonjë klishe edhe më e rëndësishme.

Në shkrimin e BILD thuhet ndër të tjera se “tani bastioni i kontrabandës dhe i drogës në Europë është në krye të të gjitha pushteteve! Grindja politike vazhdon prej vitesh, mes kreut të qeverisë socialiste Edi Rama, 59 vjeç dhe paraardhësit të tij, ish-Kryeministrit konservator Sali Berisha 79 vjeç, por duket se kjo grindje po shkon drejt një kulmi të ri.

Pamjet tashmë e tregojnë ish-kreun e qeverisë duke treguar me të dyja duart shenjën e fitores nga dritarja e banesës së tij në Tiranë.

Kjo u parapri nga beteja në gjykatë dhe në parlament, Pak para Krishtlindjeve, anëtarët e Partisë Demokratike të Berishës u përpoqën të pengonin një seancë në të cilin 79-vjeçarit do t'i hiqej imuniteti. Ata madje përdorën karriget për të ngritur barrikada dhe për të hedhur bomba tymuese!

I intervistuar nga BILD, Berisha shprehet:“Kjo që po ndodh është një fushatë hakmarrëse e Edi Ramës. Rama dëshiron të më izolojë nga frika që ndjen prej humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare të ardhshme në Shqipëri në 2025-n”.

Berisha gjithashtu e konsideron Ramën si përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së me informacione të rreme dhe ryshfet. Por Rama e mohon këtë. Rasti për deklaratën e Berishës është objekt i një skandali korrupsioni në SHBA, ku thuhet se ish-shefi i FBI-së i Neë Yorkut ka marrë para dhe një licencë nafte nga Tirana.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco