PL: Veliaj duhet të ishte i pandehur për inceneratorin e Tiranës që s'ekziston

PL: Veliaj duhet të ishte i pandehur për inceneratorin e Tiranës që s'ekziston

10:30, 23/12/2023
A+ Aa A-

Këshilltarët e Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës i kanë drejtuar gishtin e akuzës, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor i projektit korruptiv të inceneratorit të Tiranës dhe për të cilin duhet të ishet marrë i pandehur nga drejtësia.

Këshilltari bashkiak Endrit Brahimllari në fjalën e tij para mediave sot tha:

“Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptim.

Firma e tij në kundërshtim me ligjin, duke marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak i hap rrugën koncesionit të inceneratorit. Me autoritetin e Kryetarit të Bashkisë, Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës.

Ka mbi dy vite që Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e Njesisë së Zbatimit të Projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit konkret.  Vetëm me këto fakte, Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur përpara organeve të drejtësisë.

Veliaj, në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimit dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj paratë dedikuar Arsimit, i dërgon tek inceneraroti.

Veliaj ka përcaktuar në Buxhetit 20024, që buron nga taksat e qytetarëve, 29 milionë euro, ndarë në dy zëra: 16.7 milionë euro për pastrimin e qytetit dhe 11.9 milionë euro shpenzime për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi të venddepozitimit ekzistues në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për inceneratorin që nuk ekziston, që duhej të prodhonte energji.”/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco