Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kryetari i PS Dumani dhe kryeprokurori Rama

VIDEO/ Posta Shqiptare hap letrat tona dhe falsifikon dokumentet e qytetarëve

20:52, 22/12/2023
A+ Aa A-

Për dy javë me radhe ju kemi treguar se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë dhe drejtori Arli Naska abuzon me pushtetin duke taksuar padrejtësisht bizneset, me pretendimin se po shfrytëzohet hapësira publike, kur në fakt kemi te bëjmë me hapësire private jashtë çdo kompetence te këtij institucioni

Te paktën ne dy raste, e kemi dokumentuar qe ky institucion ka vepruar ne shkelje te hapur te ligjit ndaj bizneseve, duke i konsideruar hapësirat private si hapësira publike dhe duke tarifuar ne mënyre te kundërligjshme, madje ne një rast duke kundërshtuar edhe një vendim gjykate te formës se prere. Përtej këtyre abuzimeve qe ju kemi treguar, kesaj radhe do ju demonstrojmë një tjetër shkelje te ligjit dhe falsifikim dokumentesh zyrtare, ndaj njërit prej bizneseve ne fjale...

Por kësaj radhe ne bashkëpunim.

Sa i takon tarifës për hapësirën publike te vitit 2022 për këtë biznes, ka një vendim gjykate te formës se prere i cili përcakton qarte se drejtoria e taksave dhe tarifave vendore ka shkelur ligjin. Por pavarësisht kësaj, ne mënyre te pakuptimte kjo drejtori ka tarifuar serish picerinë Bella Napoli për vitin 2023. Kësaj radhe me dyfishin e shumës.

Po a janë njoftuar pronaret për këtë shkrese te dyte te lëshuar ne muajin shkurt te këtij viti?

Jo në fakt, por drejtoria e taksave dhe tarifave vendore ka një tjetër version. Ajo pretendon qe njoftimi është bere i rregullt nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë ne gjykatën administrative janë depozituar një shkrese e administratorit te postes shqiptare, si dhe nje kopje e regjistrit postar, qe ne dukje përpiqen te vërtetojnë atë çfarë pretendohet.

Ndoshta nga sa pate me sy te lire nuk kuptohet asgjë, por duhet vetëm pak vëmendje për te pare shkeljet skandaloze ne te cilat krahas drejtorisë se taksave përfshihet edhe posta shqiptare.

Kjo këtu është kopja e regjistrit postar e depozituar ne gjykate si prove zyrtare e drejtorisë se taksave. Si rregull, çdo person qe merr ne dorëzim një objekt postar, duhet te firmose ne kete regjistër, veprim qe vërteton marrjen ne dorëzim nga i interesuari. Dhe ne fakt, këtu firma figuron. Por problemi është se kjo firme mund te jete e çdo punonjësi te postes shqiptare apo drejtorisë se taksave dhe tarifave vendore Tirane, por jo e administratores se Picerisë Bella Napoli.

Sepse, administratorja, zonja Ruze Kadiu, qe ne dokumentet e postes është kthyer ne zoti Riza Kadiu, ne realitet është dorëhequr me datën 20 shkurt 2023. Ndërkohe qe shkresa pretendohet te jete firmosur prej saj me date 28 Shkurt 2023. Pra tete dite pas dorëheqjes.

Përtej këtij fakti, firma qe është hedhur ne këtë regjistër ne emër te zotit Riza apo zonjës Ruze, njeri nga te cilët pretendohet te jete administrator i picerisë Bella Napoli, është dukshëm e falsifikuar.

Shikoni me vëmendje. Kjo është firma e hedhur nga Ruze Kadiu ne dokumentin e saj te identifikimit. Kjo tjetra është firma e hedhur ne regjistrin e postes nga Riza Kadiu. Te paktën kështu pretendohet ne dokumentet e postes. Ngjashmëria është zero dhe kjo shihet pa nevojën e një eksperti te kaligrafisë.

Ky quhet falsifikim i dokumenteve, qe me pas janë depozituar si prova ne gjykate. Një vepër penale qe parashikon dënim nga 1 deri ne 7 vjet. Por nuk mbaruam këtu. Ndërkaq, ne shkresën e vene si prove ne dispozicion te gjykatës, firmosur nga drejtori i postes shqiptare Ardit Demiri, informohet drejtoria e taksave dhe tarifave vendore ne bashkine Tirane, qe objekti postar letër me numër protokolli 103763 i datës 24 shkurt 2023, është dorëzuar me date 28 Shkurt kundrejt nënshkrimit te zotit Riza Kadiu, punonjës i këtij subjekti.

Ajo qe kemi konstatuar është shume me e rende dhe ka te beje më me sigurinë e korrespondencës se çdo shqiptari. Drejtori i postes sapo na ka konfirmuar qe dokumentet kontrollohen brenda zarfeve. Ne mënyre te habitshme, ai përmes këtij dokumenti na ka cituar numrin e protokollit dhe datën e një shkrese zyrtare, qe normalisht duhej te ishte brenda një zarfi te mbyllur.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco