'Në shtëpi apo në seli'/ Gjokutaj: T’i rezistosh një procesi dhe të mbrohesh në një proces është universale

'Në shtëpi apo në seli'/ Gjokutaj: T’i rezistosh një procesi dhe të mbrohesh në një proces është universale

22:48, 21/12/2023
A+ Aa A-

Avokati i kryetarit të PD, Sali Berishës, i pyetur sonte në “Top Story” se ku do të qëndroi liderii opozitës nëse për të merret vendimi “arrest në shtëpi” tha se është një çështje që nuk ka rëndësi.

“Sigurisht që konsulta e zotit Berisha me avokatët në një proces nuk përbën lajm. Ky është një produkt i medias, që tani ka arrestin ku do të bëhet arresti i shtëpisë.

T’i rezistosh një procesi dhe të mbrohesh në një proces është universale, për të gjithë personat që janë nën hetim apo në gjykim. Por, t’i rezistosh një procesi fars e antikushtetues, kjo kthehet në një obligim.  Në shtëpi apo seli, as nuk jam marr, as nuk do të shprehem, sepse nuk përcakton asnjë standard”.

Por, sipas Gjokuajt, problemi është që po shkojmë te po e njëjta gjykatë që herën e parë veproi pa autorizim”.

“Ajo gjyqtare do të ulet prapë aty, por tashmë ka autorizim. Gjithë kjo histori e vajtjeve të prokurorëve në Kuvend, padia e 1/5 të deputetëve në Kushtetuese, e cila e detyruar për të zgjidhur çështjen në themel do determinonte edhe vendimin e parlamentit, Gjykata Kushtetuese dha një vendim antikushtetues”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco