Pëfaqësuesja e bandave të Shkodrës në qeveri, që Don Kishotin e di vepër letrare shqiptare, nuk e fsheh gëzimin për arrestimin e liderit të opozitës

Pëfaqësuesja e bandave të Shkodrës në qeveri, që Don Kishotin e di vepër letrare shqiptare, nuk e fsheh gëzimin për arrestimin e liderit të opozitës

20:43, 21/12/2023
A+ Aa A-

Elisa Spiropali, e njohur si përfaqësuese e bandave të Shkodrës në kabinetin Rama, e akuzuar nga eksponentë të lartë të opozitës për bashkëpunim të ngushtë me to në grabitjen e bashkisë për Benet Becin, nuk e ka fshehur entuziazmin e saj për arrestimin e kreut të opozitës.

Spiropali ka qenë shpesh herë e akuzuar në foltoren e parlamentit nga Berisha, i cili ka guxuar gjithmonë të përmendë me emra kriminelët më të rrezikshëm në vend dhe bashkëpunëtorët e tyre në politikë, siç është Elisa. Largimi i Berishës nga Parlamenti duket se e ka gëzuar së tepërmi ministren. Në fakt ky është edhe qëllimi i mazhorancës, të izolojnë zërin e vetëm që guxon të denoncojë krimin e lidhur me pushtetin e tyre.

“S'ka natë që s'ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.”,- shkruan Spiropali në Facebook duke cituar Shekspirin.

Por për t’i rikujtuar edhe njëherë publikut injorancën e Elisa Spiropalit në letërsi, po ju risjellim në vëmendje deklaratën e saj gjithë seriozitet se Don Kishoti, është një figure romantike e letërsisë shqiptare.

Dhe Elisa s’ka si ta dijë se Shekspiri përveç asaj që ka cituar ajo, ka edhe një thënie tjetër e cila i shkon përshtat më shumë se kujtdo Elisës: “Nuk ka errësirë më të madhe se injoranca”!,- do thoshte Shekspiri për Elisën.

Dhe vërtetë nuk ka errësirë më të madhe se sa injorantët të kenë pushtet, sepse falë pushtetit ata jo vetëm e brohorasin të keqen, por kanë edhe votë në Parlament për ta bërë fakt të kryer atë, siç edhe ka bërë edhe Elisa sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco