Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Xhaferri: SPAK, Gjykata Kushtetuse dhe Parlamenti u bënë 'Gardianë' të shkeljeve të Ramës dhe jo Kushtetutës!

Xhaferri: SPAK, Gjykata Kushtetuse dhe Parlamenti u bënë 'Gardianë' të shkeljeve të Ramës dhe jo Kushtetutës!

19:54, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pasi sot Rama faktoi se nuk ndalet para asgjëje në misionin e tij për asgjësimin e pluralizmit, teksa sot autorizoi arrestimin e liderit të opozitës.

Postimi i Xhaferrit:

Edi Rama sot faktoi se nuk ndalet para asgjëje në misionin e tij për asgjësimin e pluralizmit, teksa sot autorizoi arrestimin e liderit të opozitës.

Ndonëse numrat në Parlament dhe të gjitha pushtetet janë në dorën e tij, ai sërish zgjodhi paligjshmërinë në luftën e tij të paprinciptë kundër opozitës.

Pjesë e këtij skenari, pas krimit, policisë dhe lobistëve, për fat të keq u bë sistemi i drejtësisë, duke nisur nga SPAK,  e deri tek Gjykata Kushtetuese, institucion që do duhej të ishte gardiane e Kushtetutës dhe jo paligjshmërive të Ramës.

Në një autokraci opozita nuk është thjeshtë detyrë, por mision, ndaj sot më shumë se kurrë, ne duhet të jemi krah atyre shqiptarëve që na besojnë dhe krah atyre që guxojnë.

Në këtë rrugëtim tonin nuk ka alternativë tjetër veç rezistencës dhe përballjes pa kompromis!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco