‘Kriminale’/ Blushi: Veliaj shtrenjton tarifën për kopshtet dhe çerdhet për të paguar inceneratorin inekzistent

‘Kriminale’/ Blushi: Veliaj shtrenjton tarifën për kopshtet dhe çerdhet për të paguar inceneratorin inekzistent

19:44, 21/12/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka denoncuar projektbuxhetin e vitit 2024 të Bashkisë Tiranë, ku kryetari Erion Veliaj ka shtrenjtuar me 55% tarifën për kopshtet dhe 77% tarifën për çerdhet.

‘Të mbushësh arkën e Bashkisë duke u rritur çmimin e ushqimit fëmijëve në kopshte e çerdhe, që me këto para të paguash edhe inceneratorin inekzistent të Tiranës, është kriminale!’, shkruan Blushi në Facebook.  

Postimi i plotë:

Erion Veliaj po shtrenjton me 𝟓𝟓% tarifën për kopshtet dhe me 𝟕𝟕% tarifën për çerdhet!

Në projektbuxhetin për vitin 2024, Bashkia e Tiranës parashikon të rritë sërish tarifën e ushqimit ditor për fëmijët në kopshte dhe çerdhe.

📌 Nga 𝟖𝟓 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈ që ishte tarifa për çerdhet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset në vitin e ardhshëm është 𝟏𝟓𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈.

📌 Nga 𝟏𝟏𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈ që ishte tarifa për kopshtet në fillim të mandatit të Veliaj, çmimi që do të vendoset vitin e ardhshëm është 𝟏𝟕𝟎 𝐥𝐞𝐤𝐞̈/𝐝𝐢𝐭𝐞̈.

Një tjetër kosto e shtuar për buxhetet familjare!

Të mbushësh arkën e Bashkisë duke u rritur çmimin e ushqimit fëmijëve në kopshte e çerdhe, që me këto para të paguash edhe inceneratorin inekzistent të Tiranës, është kriminale!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco