Berisha: Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi tejkalon çdo imagjinate

Berisha: Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi tejkalon çdo imagjinate

19:29, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë është shprehur se Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS ndërsa vendimi i djeshëm i gjykatës, tejkalon çdo imagjinate.

Fjala e Berishës:

Do t’u thosha se në këtë proces, akti më i turpshëm që tejkalon çdo imagjinatë, është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese dëshmoi dje se ajo përbën dje seksionin më militant të PS. Vendimi i djeshëm i gjykatës, tejkalon çdo imagjinate.

A mund të imagjinohen gjykatës, të cilët pasi u rritën rrogat në 6 milionë, u verbohen sytë për të lexuar Kushtetutën?

Dy-tre gjëra mund t’u them.

Në vendimin e tyre, mashtrojnë në mënyrën më të turpshme. Dhunojnë ligjin dhe logjikën njerëzore, kur thonë se grupi i një të pestës së deputetëve, është entitet me fuqi të kufizuar në kërkesat para Gjykatës Kushtetuese. Dhe se entiteti Kuvend merr përparësi.

Për ta ditur qytetarët, neni 7 i Kushtetutës shprehet se sistemi qeverisës në Shqipëri ndërtohet nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Nuk i referohet parlamentit. Nuk thotë pushteti i parlamentit. Nuk vë në bazë parlamentin me organet e tij drejtuese, por vë ligjvënësin, deputetin.

Në pasqyrim të këtij neni, neni 134 që pasqyron se kush ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës, në mbi 100 fjalë të tij, nuk ekziston fjala parlament. Në pikën C, i njeh këtë të drejtë një të pestës së deputetëve. Dhe këtë të drejtë ia njeh baras me presidentin, kryeministrin dhe Avokatin e Popullit. Pra, kjo e drejtë është e pakufizuar.

Nuk ia njeh këtë të drejtë kryetares së parlamentit apo kryetarit, i cili në hierarki është numri 2 i shtetit.

Nuk ia njeh kryesisë, nuk ia njeh komisioneve, kurse gjykata mashtron, nxjerr entitet atë që nuk është subjekt ligjor për t’u paraqitur në gjykatë.

Gjykatësit mashtrojnë në mënyrë të paimagjinueshme.

Çfarë përfaqëson një e pesta e deputetëve? Për ata që kanë të qarta parimet më bazë të lirive në një shoqëri, kjo përcakton të drejtën e pakicës.

Kjo nënkupton se ata janë opozitarë. Por me kusht që të jenë një e pesta, jo më pak.

Këtij përcaktimi të kristaltë kushtetues, gjykatësit i kundërvunë fantazinë e tyre të sëmurë militante.

Po në këtë rrjedhë, duke shpërfytyruar veten e tyre, duke shkelmuar mbi veten dhe dinjitetin e tyre, thonë se një e pesta nuk legjitimohet se kjo kërkesë duhet të jetë e parlamentit dhe jo e deputetëve.

Me një fjalë, për këta deputetë që Kushtetuta u njeh të drejtën e pakufizuar në të drejtën ndaj kësaj gjykate, që gjykata gjer dje ua ka njohur dhe respektuar këtë të drejtë. Vetëm tre javë më parë, gjykata ka pranuar ankesën e tyre për protokollin e marrëveshjes Shqipëri-Itali, që në fund të fundit ishte marrëveshje mes dy qeverive.

Por sigurisht nëse gjykata ka përjashtuar një të pestën e deputetëve si entitet me fuqi të pakufizuar, kjo një e pestë, në emër të shtetit, në emër të pakicës që përfaqëson në atë shtet, i ka të hapura dyert e gjykatës.

U ndala pak më gjatë se ç’duhet në këtë, por po të kemi parasysh se ka përkufizime në të cilat gjykata konsiderohet garant i Kushtetutës, do të thotë se sot një seksion i PS në gjykatë, është garant i monizmit, është garant i vendosjes së një pushteti monist të përqendruar totalisht në duart e një njeriu.

 

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco