Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Berisha: Na duhet një ripërshtatje e shpejtë! Qëndresa jonë, betejë e të atyre që guxojnë

Berisha: Na duhet një ripërshtatje e shpejtë! Qëndresa jonë, betejë e të atyre që guxojnë

19:14, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë, u shpreh se pas zhvillimeve të fundit, ku parlamenti votoi pro një kërkese të SPAK, në shkelje të kushtetutës, duhet një ripërshtatje e shpejtë.

Berisha theksoi se, qëndresa e demokrate do të jetë beteja e njerëzve që guxojnë.

‘Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, ne nuk do zmbrapsemi.

Por në kushte të reja, të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte.

Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.

Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologjinë e ndjenjave njerëzore.

Shpesh, thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton asgjë tjetër veçse marsin e vitit 1991, ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi.

Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.

Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.

Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur.

Por nga ana tjetër, askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë, janë të kënaqur të jetojnë me frikë. Jo, çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë prej saj.

Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, drejtuesit të PD.

Në këtë kontekst, duhet ta konceptojmë qëndresën tonë, betejën tonë pa kthim, para së gjithash si një betejë të atyre që guxojnë dhe ju garantoj se ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga sa mendojmë ne, nga sa mendojnë drejtuesit tanë.

Si mund t’i identifikojmë dhe t’i gjejmë këta ne? Thjesht, të bëhemi zëdhënës të kërkesave dhe sugjerimeve të tyre.

Ata kanë guximin dhe guximi u bën të mundur atyre të kenë projekte për betejë. U bën të mundur të angazhohen në betejë kundër regjimit.

Kjo është rruga e vetme që ne të shkrijmë akullin e frikës, që ne të rritemi dhe të shndërrohemi siç jemi sot. Sot ne jemi shpresa e vetme për shqiptarët.

Por me një lëvizje të fuqishme në mbarë vendin, ju garantoj se nuk mbetemi forca e vetme e shpresës, por forca më e sigurt e fitores për shqiptarët.

Kjo kërkon gjithashtu që secili nga ju, të dashur anëtarë të kryesisë, të shumëfishojë përpjekjet tuaja, të mendojë çdo ditë se çfarë do t’i bëjmë sot armikut tonë në pushtet.

Ai, faktoi se mund të bëjë gjithçka dhe ne duhet të faktojmë se mund t’i bëjmë çdo gjë.

Rruga është vetëm një: përballja, përballja, përballja me të’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco