‘Cilat prova apo arratisje rrezikon Berisha?’/ Murati: Lideri i opozitës nuk është i pandehur

18:42, 21/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati e lexon heqjen e mandatit të Sali Berisha si një frikë e mazhorancës për t’i mbyllur gojën kryetarit të Partisë Demokratike, gjithashtu dhe të demoralizojnë opozitën pasi zgjedhjet Parlamentare po afrojnë.

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Murati thotë së prokurora i injoroi pytjet e avokatëve Gjokutaj dhe Mëngjesi, gjithashtu ka mohuar dhe faktet.

“Sa i përket aspektit juridik z Berisha prezumohet i pafajshëm sepse ai nuk ka asnjë akuzë, nuk është u pandehur. Çështja nuk ka shkuar në gjykatë, është ende në fazën hetimore por ka një dyshim prokuroria në akuzën për korrupsion. Përsa i përket aspektit politik kjo është më është më e komplikuar sepse dukshëm ka pasur dhe ka një vullnet nga ana e mazhorancës dhe disa segmenteve te prokurorisë për ta injoruar aspektin etik dhe moral të prezumimit të pafajsisë. Ndoqa një pjesë nga ana e këshillit të mandateve dhe pyetjeve të vazhdeshme mjaft etike të dy avokatëve, z. Gjokutaj dhe z. Mëngjesi dhe prokuroria përpiqej ti anashkalonte, ti injoronte dhe ti përgjigjej me arrogancë, ose herë pas here dhe ti shmangej. Kishte dukshëm një lloj bezdie që i drejtoheshin këto pyetje nga avokatët ndërkohë që mbledhja e këshillit të imuniteteve bëhej pikërisht për këtë punë.

Ndryshu u veprua në rastin e Sajmir Tahirit ku janë kërkuar prova shtesë. Lëre që ka pasur një paragjykim nga ana e mazhorancës nëpërmjet gojës së kryeministrit kundër prokurorisë së asaj kohe , por edhe në aspektin procedurial kishte presion nga ana e prokurorisë për të sjellë prova shtesë.

Hiq aspektin procedurial, kemi dukshëm një frikë të mazhorancës dhe një përpjekje për ti mbyllur gojës liderit të opozitës por edhe për të demotivuar opozitën në tërësi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco