VIDEO/ Alfred Lela: Sot parlamenti certifikoi shkeljet e SPAK. Lidhja me çështjen McGonigal

18:42, 21/12/2023
A+ Aa A-

Drejtori i Medias në Partinë Demokratike, Alfred Lela duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se Parlamenti sot certifikoi një shkelje të SPAK.

Lela deklaroi se heqja e mandatit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha ka lidhje me çështjen e McGonigal në SHBA.

‘Tek çështja McGonigal lidhet edhe ‘non grata’, persekucioni nëpërmjet gjykatave. Ajo beteja që kemi parë se kush e emëron kreun e SPAK, Yuri Kim, apo Rama.

E gjithë kjo bën pjesë në atë çadrën e korrupsionit transnacional, të cilin me të drejtë e emërton kështu z. Berisha.

Do të kishte qenë në nderin e parlamentit sot të mos lejonte instrumentalizimin e vetvetes nga SPAK. Pse po vinte SPAK? Po vinte për të certefikuar një shkelje të veten.

Shkelja e SPAK, ishte se atë që bëri këtë radhë ta bënte që në fillim. Ajo ka qenë e vetmja rrugë e trajtuarit të çështjes, që të shkonte siç e thotë Kushtetuta, e cila thotë se duhet marrë leje nga kuvendi për mandatin e deputetit.

Nuk e bëri herën e parë dhe siç edhe e ceku kolegu, nuk ka pasur as ndryshim sasior apo cilësor në çështjen e Berishës.

Çfarë ka ndryshuar kjo masë e ashpërsuar, ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’, tha Alfred Lela në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco