Parlamenti noterizon paligjshmërinë e SPAK/ Shehu: Kjo tregoi se ky regjim ka frikë të madhe nga opozita

15:41, 21/12/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv,  komentoi noterizimin e paligjshmërisë së SPAK nga Parlamenti sot.

Shehu u shpreh se demokracia ka marrë një goditje të madhe, dhe se regjimi ka frikë të madhe nga opozita.

Jo vetëm që është shkelur parlamentarizmi, pasi parlamentarizmi ka kohë që është shkelur, por tashmë mori një goditje të rëndë demokracia shqiptare në tërësi.

Të tentosh të izolosh, të heqësh nga funksionet, të mos lejosh të ketë aktivitet, të vendosësh masa shtrënguese, izoluese, për liderin e opozitës për kryetarin e partisë më të madhe, padyshim tregon dy gjëra, degjenerimin e domokracisë dhe deformimin e thellë të saj.

Tregon nga ana tjetër dhe frikën e madhë që ka regjimi nga zëri i lirë nga kryetari i PD, nga opozita në tërësi.

Pra mënyra si u veprua, mënyra si u ndërtua e gjithë kjo mjegullnajë, flet për këtë gjë, për mosrespektim të parimeve demokratike, por dhe për frikën e madhe që ka ky regjimi i sotëm nga zëri, nga demokracia, nga liria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco