Parlamenti noterizon paligjshmërinë e SPAK, Bumçi: Në pikëpyetje siguria e qytetarëve

Parlamenti noterizon paligjshmërinë e SPAK, Bumçi: Në pikëpyetje siguria e qytetarëve

15:42, 21/12/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi i ftuar ditën e sotme në edicionin e mesditës në 'Syri Televizion' u shpreh se zhvillimet e fundit politike në vend  janë shumë të rënda, jo për opozitën po për Shqipërinë pasi demokracia nuk është vetëm për opozitën është për të gjithë qytetarët.

Bumçi theksoi se  Edi Rama e ka zhytur Shqipërinë në një regjim autoritar, dhe ky nuk është hapi i parë pasi ka më shumë se dy vite që opozita shqiptare goditet.

Deklarata e tij: "Zhvillimet e fundit patjetër janë shumë të rënda, janë dramatike jo për opozitën po për Shqipërinë pasi demokracia nuk është vetëm për opozitën është për të gjithë qytetarët.

Partitë janë institucione që i japin jetë demokracisë por ajo ekziston për qytetarët e një vendi dhe kur goditet opozita do të thotë se ti nuk lejon më as kontroll pushtetet, as alternativë dhe as rrotacion.

Janë qytetarët gjithmonë në pyetje këtu, dhe askush tjetër veç tyre dhe sigurisë në vendin që jetojnë. Padyshim që Edi Rama e ka zhytur Shqipërinë në një regjim autoritar, dhe ky nuk është hapi i parë pasi ka më shumë se dy vite që opozita shqiptare goditet dhe synimi i vetëm ka qenë për ta shkatërruar atë për të mos qenë më forca që është.

Këtu kemi ardhur me një përshkallëzim i cili vjen si pasojë e rezistencës dhe mbijetesës së opozitës.

Pra nisim me masa të tjera, deklarimi non-grata i Zotit Berisha, presioni që u bë për ta larguar atë me heqjen e emrit të partisë 3 ditë para zgjedhjesh dhe të gjitha këto janë shkelje të rendit demokratik".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco