GJKKO vendos moslejimin e betimit të Belerit/ Rama përshëndet bindjen e drejtësisë ndaj urdhrave të tij

GJKKO vendos moslejimin e betimit të Belerit/ Rama përshëndet bindjen e drejtësisë ndaj urdhrave të tij

15:27, 21/12/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte përmes një postimi në platformën “X”, lidhur me vendimin e GJKKO për të mos i dhënë leje të posaçme Fredi Belerit që të betohet si kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim është korrekt, ndërsa shton se arsyetimi i vendimit është çështje e drejtësisë.

Pasi e arrestoi me urdhër politik duke e inskenuar vetë arrestimin e Beleri, Rama disa herë ka dhënë mesazhe publike organeve të drejtësisë se çfarë vendimi duhet të marrin për lejimin ose jo të betimit të tij si kryebashkiak, Rama ka përshëndetur sot bindjen që GJKKO ka treguar nga tij. 

Reagimi i Edi Ramës:

Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

 

2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.

3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës. Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco