Franc Nuri: Precedent mjaft i rrezikshëm, Kushtetuesja nuk e zgjidhi konfliktin mes pushteteve

18:21, 20/12/2023
A+ Aa A-

Avokati Franc Nuri, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e 1/5 së deputetëve të PD-së për të sqaruar konfliktin mes pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor, në lidhje me masën e sigurisë së kreut të opozitës, Sali Berisha.

‘Kemi kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ti hyjë thelbit apo jo, prokuroria që të kërkonte bllokimin e pasaportës dhe daljes jashtë shtetit, të një deputeti, pa marrë autorizimin paraprak të Kuvendit.

Apo kjo e drejtë i takonte Kuvendit. Sepse ne shohim ndryshe nga mazhoranca.

Ne mendojmë se prokuroria dhe gjykata duhej ti drejtohej Kuvendit për të vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.

Ne kemi kërkuar zgjidhje të konfliktit mes dy pushteteve, atij legjislativ, parlamenti dhe atij gjyqësore, që përfaqësohet nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.

Dhe Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar që të zgjidhë këtë konflikt.

 Është një precedent mjaft i rrezikshëm pikërisht për atë që po thoni ju, se automatikisht do tyë na pengonte ne si opozitë që ti drejtoheshim për raste të ngjashme analoge, apo skandale nga më të ndryshme dhe rrezikojmë që të na kthehen vendime të tilla të marra brenda 5 ditësh’, tha Franc Nuri në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco