Bushkolaj: Pasi u përdor krimi, tani po përdoret sistemi i drejtësisë kundër opozitës

Bushkolaj: Pasi u përdor krimi, tani po përdoret sistemi i drejtësisë kundër opozitës

08:35, 20/12/2023
A+ Aa A-

Për gazetarin Elkier Bushkolaj pas votimit në Kuvend të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestin e deputetit demokrat Sali Beirsha, mosbindja civile është e vetmja armë që i ka mbetur opozitës për të përdorur.

I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Bushkolaj theksoi se zgjedhjet e 14 majit dhe dy dosjet e famshme të krimit zgjedhor kanë faktuar me dokumenta që krimi është përdorur kundër opozitës.

“Tani po ndodh e kundërta, kundër opozitës po përdoret sistemi i drejtësisë. Edhe me mbajtjen peng të Vulës së PD-së, për fat të keq po keqpërdoret edhe SPKA-u.

Unë i kam shqyrtuar të treja dosjet si dosjen Partizani, si dosjen e Sterilizimit edh dosjen e incineratorëve, dhe për fat të keq edhe një amator e kupton që SPAK-u ka vepruar dy standarde në këto dosje”, u shpreh ndër të tjera gazetari Elkier Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco