‘Nuk na duhen fakte’/ Felaj në momente sinqeriteti tregon hapur planin e PS: Berisha nuk ka ndenjur pasiv, ai po mobilizon njerëz, ndaj duhet kufizuar

21:26, 19/12/2023
A+ Aa A-

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua për heqjen e mandatit të liderit të opozitës, Sali Berisha, një mbledhje e pashembullt, e cila dallonte si nata më ditën me mbeldhjen kur u kërkua heqja e mandatit të Saimir Tahirit, kur atë kohë deputetët e PS i hidheshin si ‘qen gjahu’ prokurorëve duke u kërkuar faktë, për rastin e Berishës socialistët dhe Alibeaj kanë qenë në sulm ndaj avokatëve të liderit të opozitës dhe jo ndaj prokurorëve.

Ata nuk i kërkuan në asnjë moment fakte prokurorëve, por  nuk fshehën qellimin e tyre as sa për sy e faqe.

I tillë ka qenë një moment sinqeriteti i nënkryetares së Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila ka thënë se ne nuk na duhen fakte, por na duhet burgosja e Sali Berishës sepse ai nuk ka ndenjur pasiv me dy masat e para. Pra, sipas Felajt, Berisha duhet të heshtte dhe prokuroria politike nuk do ta ngacmonte.

“Mos harrojmë se zoti Berisha nuk ka ndenjur pasiv këto kohë, ai ka mobilizuar njerëz”,- shprehet deputetja, duke mos e fshehur qëllimine prokurorisë dhe Kuvendit, i cili është Burgosja e liderit të opozitës pa fakte, por që të mos mobilizojë njerëz dhe të bezdisë pushtetin.

Pushteti është i qartë, Berisha duhet burgosur dhe opozitë duhet të jenë AliBashët.

 

Momenti i sinqeritetit te Felajt:

Çfarë do të thotë që ne nuk mund të gjykojmë më mbi faktin. Nuk mund të gjykojmë më mbi faktin. Nga ana e prokurorëve u pretendua që zoti Berisha ka shkelur detyrime e masës, dhe po, sepse kjo dihet botërisht. Vetë zoti Berisha e ka thënë botërisht që unë nuk paraqitem në..., në prokurori, pra, është e qartë. Por në gjykimin tim, nuk janë vetëm, a janë shkelur detyrimet e masës. Edhe nevojat e sigurimit janë rënduar. Patjetër që janë rënduar edhe nevojat e sigurimit. Nëse nuk e këni menduar unë ju ftoj që ta mendoni, ta mendojmë të gjithë si kolegë që dhe nevojat e sigurimit janë rënduar. Pse janë rënduar?  Sepse zoti Berisha gjithë këto kohë nuk ka ndenjur kaq pasiv. Zoti Berisha është duke mobilizuar njerëz, është duke i sjellë në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Pretendon t’i sjellë sërish në seancën plenare…”, u shpreh Felaj në Këshillin e Mandateve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco