VIDEO/ Çim Peka: Mirel Mërtiri tha që e njoh Veliajn dhe Rea Xhillarin. Ja pse e mbylla emisionin ashtu

18:26, 19/12/2023
A+ Aa A-

Gazetari Çim Peka i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me intervistën e dhënë në emisionin ‘Çim Peka LIVE’.

Gjatë diskutimit, Peka u shpreh se, Mirel Mërtiri nuk e mohoni se e njihte Erion Veliajn dhe thjeshtrën e Edi Ramës, Rea Xhillarin.

‘Mirel Mërtiri tha dy gjëra, pasi humbi betejën me nervat, në fund. Mos më thoni që unë nuk e njoh Erion Veliajn, që nuk e kam takuar Erion Veliajn. Këtë mos e vini në gojën time.

Këtë gjë dhe çfarë raportesh kam unë me të, ja them unë SPAK. Të vijë të më intervistojë.

Të njëjtën gjë tha edhe për Rea Xhillarin. Thashë nuk do them emra, e them në SPAK.

Mua mu duk si ofertë ndaj SPAK, si i penduar, hajdeni më jepni garancin dhe mos më ktheni në Shqipëri, hajde më merrni dëshminë, dhe të gjitha ua jap.

Ti japësh dikujt tre orë kohë për të treguar një të vërtetë shumë të thjeshtë; ku janë paratë. Dhe ti për tre orë kohë të tregosh se je në panik, je i shantazhueshëm, ti lësh të kuptosh publikut që unë i kam marrë këto para bashkë me ato të tjerët, por nuk e them dot se kam halle të tjera, besoj se është shumë.

Dhe publikut në fund ti ja ke një borxh. Ti i premtove, intervista e të shumë të kërkuarit. Njeriu që ka lëvruar miliona euro të këtyre qytetarëve, të ulen në shtëpi dhe të shohin se ky do të flasë, dhe ti në një farë forme tallesh me ta, sigurisht dhe reagimi edhe i çdo njeriu që është ekrani, është që kemi tre orë që tenton të na mashtrosh dhe nuk e thua thelbin, ku janë paratë.

Kjo ishte mbyllja’, tha Çim Peka në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco