SYRI TV/ Seanca e jashtëzakonshme/ Teliti: Veliaj t’u përgjigjet pyetjeve për inceneratorin e Tiranës

17:34, 19/12/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti  ishte i ftuar në SYRI TV për të folur mbi aferën e inceneratorëve dhe buxhetit të kësaj bashkie.

Teliti: Janë të dyja tema shumë të rëndësishme si afera e inceneratorëve si dhe Projekt Buxheti i viti të ardhshëm të cilat janë në vëmendje maksimale për të gjithë Këshilltarët e opozitës. Gjithashtu siç jeni dhe ju në dijeni ne kemi bërë kërkesa zyrtare në 1/3 e firmave të anëtarve të Këshillit Bashkiak siç e kërkon dhe ligji për Vetqeverisjen vendore për të mbledhur Këshillin Bashkiak në një seancë të jashtëzakonshme, në një seancë urgjente të cilën e kemi kërkuar për ditën e enjte kemi kërkuar dhe prezencen e vet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për të diskutuar për të pyetur dhe për të dhënë qëndrimet si mazhoranca të vetat ashtu dhe ne si opozita të tonat përsa i përket aferës së inceneratorëve e cila sa më shumë ditët kalojnë aq më shumë ajo zbardhet që është një aferë e hapur korruptive dhe është një aferë klienteliste e cila është vetëm në dëm të qytetarëve.

Normalisht kjo do të ishte një mbledhje automatike. Nesër kemi një mbledhje për të rakorduar përsa i përket mbledhjes së jashtëzakonshme i bëjmë thirrje Kryetarit të Tiranës që të mos e refuzoj kërkesën e Këshilltarëve të opozitës të cilët kanë kërkuar sipas ligjit këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

Është në nderin e tij që të respektoj ligjin dhe ne presim që Kryetari i bashkisë dhe gjithë ekipi ekzekutiv dhe Këshilltarët e mazhorancës ta pranojnë të zbatuarin normal dhe korrekt të ligjit dhe që ditën e pasnesër të jemi këtu në për të diksutuar përsa i përket kësaj afere.

Mazhoranca të jap qëndrimet e veta, opozita të jap qëndrimet dhe faktet e veta ashtu siç i denoncojmë nga selia e Partisë Demokratike ku lideri i saj zoti Berisha anëtari i kryesisë Belind Këlliçi po zbardhin dita ditës fakte të reja mbi këtë aferë korruptive dhe nga ana tjetër kemi dhe daljet e Kryetarit të  bashkisë i cili është justifikuar dhe ka mbajtur qëndrimin e tij, të ulemi ballë për ballë në këshillin Bashkiak të Tiranës në këtë seancë të jashtëzakonshme për të bërë pyetje përgjigje për të diskutuar dhe për të marrë qëndrimet për të zbardhur akoma dhe më shumë të vërtetën përsa i përket kësaj akuze të ngritur nga opozita por njëkohësisht ne kemi dhe një akuzë të ngritur dhe nga SPAK.

Kjo është njëra anë ndërsa ditën e premte është zyrtarizuar tashmë që do bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak përsa i përket diskutimit të projekt buxhetit të viti të ardhshëm vitit 2024 i cili po has kundërshtime nga më të ndryshme nga përfaqësuesit e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco